Dhunon policin, pranga 24-vjeçarit nga Lazarati
Gjirokastër- Nuk ka qenë dakord me urdhrin e policit rrugor për spostimin e automjetit dhe ka reaguar dhunshëm, duke e goditur atë me grushte. Ngjarja ndodhi në shëtitoren elagjes “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër, ku një 24-vjeçar, pasagjer në makinë ka përfudnur në pranga, me akuzën e fyerjes e goditjes për shkak të detyrës së punonjësit të policisë dhe kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë.
Sipas policisë së Gjirokastrës bëhet e ditur se shtetasi i ndaluar është Florian Shurdhi,
lindur dhe banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër. Të njëjtat burime sqarojnë se punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kryerjes së detyrës së tij, ka konstatuar një mjet të parkuar paralel. Punonjësi i policisëka komunikuar me drejtuesin e automjetit tip xhipme targa GJ 92 80 A, dhe i ka kërkuar që të lëvizë automjetin e tij pasi ishte në kundravajtie. Drejtuesi i mjetit nuk ka kundërshtuar por ka zbatuar urdhërin e policit.
“Por 24-vjeçari, i cili ishte pasagjer në këtë mjet, ulur në sediljen e parë, pa pasur lidhje fare me kundravajtien e mjetit, ka fyer dhe më pas ka goditur me grushta në fytyrë duke i shkaktuar plagë të lehta policin e qarkullimit i cili ishte duke kryer detyrën”- thanë burimet policore.
Me ndërhyrjen e grupit të gatshëm të policisë, ky shtetas është shoqëruar forcërisht për në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku më pas u bë edhe arrestimi i tij për akuzat e sipërpërmendura.
Materialet për këtë çështje i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.