Frattini: Apel për njohjen e Kosovës
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini e vlerësoi punën multietnike të Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje investitorëve italianë për të investuar në Kosovë. Lajmin e ka dhënë zyra për informim e kryeministrit Thaçi.
Franco Fratini tha se diplomacia italiane do të ushtrojë ndikimin e saj në drejtim të njohjes së Kosovës edhe nga shtete të cilat nuk e kanë bërë ende këtë.
Nga ana e tij Thaçi i tregoi Frattinit përparimin e procesit të njohjes së shtetit të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi falënderoi qeverinë italiane për ndihmën e dhënë në të kaluarën dhe në ditët e sotme dhe kërkoi nga ministri Frattini që investitorët italianë të investojnë në Kosovës. /Telegrafi/