E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e banesave, shpesh shkaku instalimet e energjisë

 

ZJARRET/ Hetohen shkaqet e rasteve të shumta të përfshirjes së banesave nga flakët

VLORË – Vetëm në dy ditët e fundit, katër banesa janë përfshirë nga zjarri. Por, gjatë kësaj periudhe, këto nuk kanë qenë rastet e vetme. Shumë herë, zjarret favorizohen nga mungesa e instalimeve. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga ana e sektorit të parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri në prefekturën e Vlorës. Shefi i këtij sektori, Petrit Çarçani, pohon se instalimet e vjetra dhe pakujdesitë janë arsyet që kohët e fundit kanë çuar në djegien dhe rrezikimin e shumë banesave. Nga 9 raste të tilla, të shënuara gjatë muajit tetor, dy prej zjarreve janë shkaktuar nga bombolat, ndërsa të tjerat nga instalimet e energjisë, të cilat janë me sistemin e vjetër dhe të amortizuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e ndonjë shkëndije elektrike. Përfshirja e banesave nga zjarri përbën një rrezik të madh edhe për shtëpinë ngjitur me to. Rastet më të fundit të një shtëpie në flakë ndodhën të hënën, në Kaninë, si dhe në lagjen “Pavarësia”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›