Imazhi, Sarah Palin i harxhoi 150 mijë $ Xhon Mekeinit
Të dukesh bukur duhen edhe para. Kandidatja për zv/presidente e SHBA i ka kushtuar partisë që e kandidoi plot 150 mijë dollarë. E zgjedhur nga pretendenti për në shtëpinë e Bardhë Xhon Mekein, ajo ka tërhequr mjaft mendjen e medias amerikane dhe më gjerë që tashmë merren me çdo detj lidhur me të. Dhe së fundmi me veshjen dhe trukun.
Rarah Pelin, aktualisht guvernatore e Alaskës ka shpenzuar mjaft për rroba, stilim flokësh dhe tualet që nga shtatori kur u prezantua si kanddate për zv/presidente. Sipas mediave amerikane organi kryesor për mbledhjen e fondeve të republikanëve ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë në dyqanet e luksit të St. Luisit, Nju Jorkut dhe Minneapolisit, siguronte faqja dje në mbrëmje.
Shuma prej 4 mijë dollarësh u shpenzua për krehjen dhe trukun e saj në muajin shtator. Kjo postë për shpenzimet nuk ishte në llogaritë e partisë përpara caktimit të guvernatores së Alaskës, në gusht. Tracy Schmitt, zëdhënëse e dyshes Mçain-Palin, siguroi se është parashikuar që veshjet e investuara në mënyrë të tillë t'i kalonin më pas një organizate bamirëse pas fushatës". "Megjithë këto probleme që po kalon vendi, është e pabesueshme që ne harxhojmë kohë duke folur për pantallona dhe bluza", deklaroi ajo gjithashtu.
Një zëdhënëse tjetër, Maria Comella, "refuzoi të jepte detaje për këto shpenzime dhe për arsyet pse ishte e nevojshme të shpenzohej kaq shumë", shkruante gazeta në ëeb “Politico”. Shtabi i fushatës elektorale republikane "nuk i komenton vendimet strategjike për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare", shpjegon Comella.
Dy dyqane veshjesh për fëmijë figurojnë gjithashtu në listën e shpenzimeve, "ku sugjerohej se 295 dollarë ishin shpenzuar për të veshur fëmijën e vogël të Sarah Pelin", shtonte Politico, duke përmendur fëmijën e pestë të kandidates për postin e zëvendëspresidentes.