E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon seksualisht minorenen, arrestohet

VLORË - Një 18-vjeçar me banim në lagjen Kushtrimi është vënë në pranga, pasi akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.


Sipas policisë, 18-vjeçari B.Baboçi, me banim në lagjen "Kushtrimi", në datën 8 dhjetor, ka kryer marrëdhënie seksuale dhe veprime të turpshme me një të mitur me inicialet R.M, me banim në qytetin e Vlorës. Gjithçka është kryer pa dëshirën e adoleshentes, duke përdorur mashtrimin dhe më pas edhe dhunën.


Vajza u ka bërë të ditur prindërve gjithë ç'i kishte ndodhur dhe këta të fundit kanë marrë paskësaj vajzën dhe i janë drejtuar për ndihmë policisë. Me të marrë kallëzimin, si dhe kryer më pas verifikimet, policia ka bërë arrestimin e 18-vjeçarit Baboçi, që akuzohet për kryerjen e veprave penale të "marrëdhënies seksuale me dhunë me një të mitur" dhe "veprime të tjera të turpshme", parashikuar nga nenet 100/1 e 108 të Kodit Penal.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›