Dhunonte "Varrezat katolike", pranga te miturit
Shkoder- Dhunonte varrezat publike te qytetit te Shkodres, me qellime vjedhjen e kangjellave dhe vazove dekorative qe me pas i shiste ne tregun e zi, arrestohet i mituri i dyshuar. Diten e djeshme, policia vendore beri me dije se rreth ores 15:30 ndaloi V. Sokolin, 17 vjec, banues ne lagjen "Skenderbeg", i denuar me pare per vepren penale te "vjedhjes". Sipas hetimeve te kryera, rezulton se rreth ores 07:00, ne "Varrezat katolike", ne lagjen ku dhe banonte, eshte konstatuar se ishin demtuar dhe vjedhur kangjellat rrethuese dhe zbukuruese te tre varreve. "Pas nje pune operative procedurale, eshte bere i mundur dokumentimi me prova ligjore, si dhe identifikimi i autorit te dyshuar te krimit, i cili rezultoi se ishte i mituri V. Sokoli",-tha mbreme zedhenesja e Policise se Shkodres. Pas kontrollit fizik te kryer ne banese, grupi hetimor sekuestroi ne cilesine e provave materiale kangjellat zbukuruese dhe tre vazo lulesh te varreve te demtuara. Sipas deshmise se dhene dhe hetimit per ngjarjen, i mituri ka kryer vjedhjen me qellim shitjen e tyre per perfitime ekonomike, pasi familja e tij ishte e varfer. Ndaj te dyshuarit dosja i kaloi Prokurorise se Shkodres, per veprat penale te "vjedhjes" dhe "dhunimit te varreve".