Terrorizon me "Kallash", nen akuze 17-vjecari
Shijak- Terrorizon lagjen me bresheri "Kallashnikovi", arrestohet i mituri i dyshuar, por nuk gjendet arma e krimit. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e se dieles ne Manze, por ndalimi i I. A., 17-vjec, eshte bere diten e djeshme nga Policia e Shijakut. Duke qene afer nje furre buke te lagjes, adoleshenti nga Shijaku ka gjuajtur me arme zjarri ne ajer. Banoret ne panik kane njoftuar menjehere policine, kurse i dyshuari eshte arratisur nga vendngjarja. Gjate keqyrjes se vendit jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 13 gezhoja model 56, me kapsolle te goditura, por nuk u gjet arma e zjarrit. "Nga veprimet hetimore rezulton se autori i dyshuar ngjarjes eshte 17 vjecari I. A., qe u ndalua dje",-tha policia vendore. Mendohet se adoleshenti ka pasur konflikte me pare me banore te zones dhe per t'i trembur ka dale me "Kallash" ne rruge duke gjuajtur me bresheri. Ndaj tij jane ngritur dy akuza qe po hetohen nga Prokuroria e Durresit, "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit" dhe "prishje e qetesise publike".