Gjenden në brigjet kroate 2 kufoma, dyshim për ekuipazhin e anijes turke
21/11/2011 Anija “Reina1” u mbyt më 20 tetor, 20 milje larg Durrësit
KROACI- Ditën e djeshme në brigjet kroate e gjetën 2 trupa të pajetë, të cilët mendohet se i përkasin dy anëtarëve të ekuipazhit të anijes turke “Reian 1”. Mësohet se autoritetet portuale kroate lajmëruan dje homologët e Durrësit se kanë gjetur 2 kufoma në ujërat detare të territorit të tyre në afërsi të Dubrovnikut. Hetimet paraprake flasin për dyshimin se kufomat mund t’i përkasin ekuipazhit të anijes turke “Reian 1”, e cila më 20 tetor të këtij viti, u përplas me tragetin “Ankara”, rreth 20 milje nga bregu i Durrësit. Ndërkaq, është njoftuar dhe ambasadori turk në Shqipëri, i cili menjëherë pas lajmit është nisur drejt Kroacisë për të bërë të mundur identifikimin e trupave. Anija “Reina 1” u fundos mëngjesin e 20 tetorit, rreth 20 milje nga bregu i detit, teksa u përplas me tragetin e pasagjerëve “Ankara”, që po udhëtonte nga Durrësi drejt Barit. Kjo tragjedi detare u mbyll me 2 pjesëtarë të shpëtuar, ndërkohë që 8 persona pas kërkimeve intensive u deklaruan të zhdukur.