Vetëvritet 51-vjeçari, porositi më parë arkivolin
21/11/2011 Shkoi në agjencinë funerale, dha dhe këshillat e fundit dhe më pas piu helmin, askush se mori seriozisht
ELBASAN- Shtetasi P.Ç me banim na lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. 51-vjeçari mësohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka pirë helmin e fortë të fostoksinës. Të njëjtat burime thonë se në këtë gjendje ai ka shkuar edhe në një prej agjencive funerale dhe ka porositur arkivolin e tij. Gjithsesi të kontaktuar punonjës të agjencive funerale nuk e konfirmuan këtë fakt, por mësohet se burri kishte kohë që kishte menduar për vdekjen e tij.
Vetëvrasja
Policia deklaroi dje në mëngjes në komunikimin zyrtar se në gjendje të dehur ka konsumuar fostoksinë dhe më pas ka gjetur vdekjen 51-vjeçari. Ka qenë i vetëm në shtëpi kur ka pirë helmin. Kur është ndjerë keq burri ka kërkuar ndihmën e familjarëve, por ka qenë tepër vonë për të pasi edhe pse është transportuar për në spital për të nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Burri ka ndërruar jetë dhe mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën për shkak se helmi tashmë e kishte bërë efektin. Të pyetur fqinjë të tij tregojnë se ditët e fundit ai kishte treguar se do të vetëvritej, por se kishin marrë shumë seriozisht. Duke qenë një konsumues alkooli ai madje u kishte ofruar miqve të tij kafen e fundit duke ia thënë, por sërish nuk e kishte marrë njeri seriozisht vetëm kur në një prej këtyre ditëve kishte qenë edhe tek agjencia funerale, duke porositur edhe arkivolin e tij dhe këshillat e fundit për funeralin. Të paktën kështu deklarojnë dëshmitarë që e kanë parë 51-vjeçarin ditët e fundit të jetës. Vetëm dje në mëngjes ai kishte arritur të merrte edhe helmin dhe të kryente vetëvrasjen e paralajmëruar. Por edhe pse kishte parashikuar gjithçka kur helmi kishte filluar efektin e tij, burri ka kërkuar ndihmën e familjarëve për ta dërguar në spital. Vetëvrasjet nga meshkujt janë bërë të shpeshta në Elbasan periudhën e fundit. Kryesisht ndërmerret vetëvrasja për probleme ekonomike, por edhe si pasojë e depresionit, pijes dhe problemeve familjare.