E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ajo cfare thuhet eshte shume e mire per te qene e vertete

“Trup më i dobët, kalori më të pakta në ushqime”. “Asnjë para e hedhur kot”. “Mision i përmbushur”.
Këto janë disa nga titujt e reklamave më shpesh të dëgjuara.

Ndonjëherë, njerëzit që punojnë mbrapa produktit krijojnë një pikturë aq të fryrë dhe të përsosur të tij që nuk është gjithmonë e vërtetë, duke arritur kështu të tërheqin turmat që nuk dyshojnë mbi vërtetësinë e tij.

Që të jetë një ulje çmimi e arsyeshme ose një aktor i veshur me rroba laboratori i cili gjatë reklamës jep opinionin e tij “profesional”, publiciteti fals vjen me një  shumëllojshmëri aromash. Dhe, duken sikur datojnë që nga ‘periudha e gurit’, kur një njeri i Neandertalit e nderonte shtizën si  teknologjinë më të fundit dhe me një përmirësim në saktësinë e të gjuajturit prej 35%.

Pothuajse një javë nuk kalon në botë pa ndonjë kompani që hedh në gjyq një tjetër ose akuza të shoqatave të konsumatorëve që dalin ligjërisht kundër kompanive të mëdha. Le të hedhim një sy mbi disa reklamime të cilat kanë dalë jo të sakta në ato gjëra që ato premtojnë.

“Airborne”

Problemi nuk është te përshkrimi në ambalazhimin e produktit të tyre, ku pasagjeri i një  aeroplani thjesht nuk arrin dot të besoj se sa shumë njerëz rreth tij janë të sëmurë. Fakti është që ‘Airborne’ deklaroi se produkti i saj forcon sistemin imunitar në sajë të shtatë ekstrakteve barërash, elektroliteve, aminoacideve dhe antioksidantëve, që “pothuajse duken shumë të mira për të qenë të vërteta”.

Një proces gjyqësor që arrinte shifrën prej 30 milionë $ të caktuara nga Komisioni Amerikan i Tregut ‘FTC’, vendosi “se nuk ka asnjë evidencë të besueshme që produktet ‘Airborne’ të marra ashtu si përshkruhen në etiketë, të reduktojnë ashpërsinë ose kohëzgjatjen e ftohjes, ose të sigurojnë ndonjë të mirë tjetër për njerëzit që iu ekspozohen mikrobeve në vende të populluara”.

“Powerade”

Luftërat e “Coca Colës” krijuan një goditje tjetër në vitin 2009, kur ‘Coke’ dhe ‘Pepsi’ kishin vendosur pijet e tyre sportive  përballë njëra-tjetrës në një proces gjyqësor të nisur nga ‘Pepsi’.

Në fakt, kjo “luftë” të kujtonte më së miri  fushatat elektorale për postin e Presidentit në SHBA.

“Coca Cola” ishte hedhur në gjyq për shkak të deklaratave të dhëna gjatë fushatës promocionale të pijes energjike ‘Powerade’, të cilat aludonin se ajo ishte një pije më superiore për shkak të dy elektroliteve që mungonin në produktin ‘Gatorade’ të ‘Pepsit’. Dhe, këto ishin kalciumi dhe magnezi – duke qenë se ato këshillohen që të merren në vlera ditore prej 0.5%. Në fund, ‘Powerade’ fitoi gjyqin, kur gjykatësi i çështjes në fjalë vendosi se avokati që mbronte ‘Pepsin’, “kishte dështuar që të jepte një rast konkret njerëzor ku kjo pije energjike mund të kishte shkaktuar dëme”.

“Target”

Edhe pse ne po lëvizim në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të 21-të, termi “organik” mbetet akoma dhe në rastet më të mira i përdorur në momentet më të papërshtatshme.

Pjesa e fajit që bie mbi etiketën “organike” me ulje çmimi të qumështit të sojës të markës ‘Silk’ dhe të një vargu reklamash nëpër gazeta të ‘Target’, gabimisht përsëritën të njëjtën deklaratë: pikërisht që këto ishin organike.

Grupi i Mbrojtjes së Fermave, i Institutit  ‘Cornucopia’ vendosi në gjykatë një ankesë ndaj këtij rrjeti të dyqaneve, pasi vuri re se ‘Silk’, qetësisht kishte kaluar te klasifikimi “natyral’, duke e lënë qumështin e tyre të hapur ndaj pesticideve dhe kimikateve jo të rregullta. Veprimi ligjor kundër ‘Target’ akoma nuk është ndërmarrë.

“Nike”

Zoti grek i Fitores, ‘Nike’, nuk do të ishte simboli i parë i zgjedhur i aktivistit për të Drejtat e Konsumatorëve, Mark Kasky ndaj kompanisë së akuzuar nga ai se kishte mbyllur një sy ndaj kushteve të dobëta të punës në fabrikat e tyre në Kinë dhe në Azi.

Pasi kompania ‘Nike‘, me zell mohoi akuzat që bëheshin ndaj saj në media për tolerancën që tregonte ndaj kushteve të këqija të punës në vendet aziatike, nëpërmjet publikimeve në shtyp, njoftimeve dhe letrave të drejtpërdrejta, Kasky hodhi në gjyq kompaninë, duke cituar se ajo gënjente në përgjigjen e saj, duke përbërë kështu edhe një reklamim fals, të montuar. Që kur disa investigime të kryera përcaktuan se ‘Nike’ lidhte kontrata me fabrikat në vende të huaja që siguronin kushte jo të përshtatshme për punë, Gjyqi Suprem i Kalifornisë vendosi të nënshkruante një vendim për kontrollin e  kompanisë.

“Dell”

Përveçse të pajisurit me një laptop që nuk punon, që përbën edhe aspektin më irritues të procesit të të blerit një kompjuter, në vitin 2008, një gjykatës në New York u dha të drejtë shumë blerësve të zemëruar kur ai mori në dorëzim çështjen e korporatës ‘Dell’, të përfshirë në reklamim fals – pa përmendur këtu akuzat për falsifikim, biznes mashtrues dhe praktikat e mbledhjes së borxheve në mënyrë abuzive.

Specifikisht, mashtrimi i reklamës qëndronte në premtimin se, “asnjë interes” ose “asnjë pagesë” nuk do të kishte, vetëm që t’i mbante klientët të gozhduar me përqindje më të larta nëpërmjet degës financiare të kompanisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›