Dhurata për fëmijët e policëve të vrarë
Edhe fëmijët e policëve të vrarë
do të përfitojnë dhurata për
festat e fundit të vitit. Policia e
Shtetit, nëpërmjet një urdhri të
veçantë, ka porositur gjithë drejtoritë
në qarqe që të organizojnë
festa dhe të shpërndajnë dhurata
për të gjithë fëmijët e policëve
të vrarë në vendet përkatëse.
Kështu, në bazë të këtij urdhri, në
bashkëpunim me komunitetin e
biznesit, drejtoritë e policisë në
qarqe kanë mbledhur fonde për
gëzimin e ish-kolegëve të tyre.
Burimet zyrtare policore bënë të
ditur se festa të tilla janë organizuar
në disa vende, si në Lezhë,
Shkodër, Durrës, ndërkohë që do
të vijojnë edhe në qytete të tjera.
Ndërsa në fund të vitit, policia, në
bashkëpunim edhe me Ministrinë
e Brendshme, po përgatit një program
festiv me fëmijët e policëve
të rënë në krye të detyrës dhe
fëmijët e punonjësve të policisë që
punojnë aktualisht, për të gëzuar
së bashku. Në këto aktivitete që po
zhvillohen gjatë këtyre ditëve nuk
kanë munguar edhe përfaqësues
të Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, apo të Ministrisë
së Brendshme.
do të përfitojnë dhurata për
festat e fundit të vitit. Policia e
Shtetit, nëpërmjet një urdhri të
veçantë, ka porositur gjithë drejtoritë
në qarqe që të organizojnë
festa dhe të shpërndajnë dhurata
për të gjithë fëmijët e policëve
të vrarë në vendet përkatëse.
Kështu, në bazë të këtij urdhri, në
bashkëpunim me komunitetin e
biznesit, drejtoritë e policisë në
qarqe kanë mbledhur fonde për
gëzimin e ish-kolegëve të tyre.
Burimet zyrtare policore bënë të
ditur se festa të tilla janë organizuar
në disa vende, si në Lezhë,
Shkodër, Durrës, ndërkohë që do
të vijojnë edhe në qytete të tjera.
Ndërsa në fund të vitit, policia, në
bashkëpunim edhe me Ministrinë
e Brendshme, po përgatit një program
festiv me fëmijët e policëve
të rënë në krye të detyrës dhe
fëmijët e punonjësve të policisë që
punojnë aktualisht, për të gëzuar
së bashku. Në këto aktivitete që po
zhvillohen gjatë këtyre ditëve nuk
kanë munguar edhe përfaqësues
të Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, apo të Ministrisë
së Brendshme.