Serbët: Bashkëpunim me UNMIK-un, jo me EULEX-in
Pjesëtarët e komunitetit serb, këshilltarë të Kuvendit të Zubin Potokut, kanë ftuar dje stacionet lokale policore që të bashkëpunojnë me UNMIK-un, por jo edhe me EULKS-in. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal, këshilltarët theksuan se bashkëpunimi me EULEX-in vjen në konsideratë vetëm nëse ai mision e bind Parlamentin lokal dhe qytetarët se po vepron nën protektoratin e UNMIK-ut, se është sa i përket statusit neutral, se nuk zbaton planin e Marti Ahitsarit dhe nuk promovon Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës apo sjell vendime pa marrëveshje me Beogradin. Këshilltarët kanë kundërshtuar formimin e të ashtuquajturave forcave të sigurisë së Kosovës dhe kërkuan që në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të KB-së në Kosovë, të kthehen 1000 ushtarë serb dhe policë. Kuvendi i komunës konfirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me UNMIK-un dhe KFOR-in, në bazë të Rezolutës 1244.