Shpërblimet, "Gëzuar" policëve me 9 mijë lekë
Edhe sivjet policia do të
përfitojë për festat e fundvitit
vetëm një shpërblim
prej 9 mijë lekësh, të cilat
duhet t‘i administrojë mirë për
të festuar. Pavarësisht se ligji u
ka përcaktuar një pagë të plotë,
ose siç njihet ndryshe paga e
13-të, uniformat blu nuk mund
ta gëzojnë një gjë të tillë, pasi
mungojnë aktet nënligjore për të.
Kështu, për ta ka mbetur në fuqi
vendimi i një viti më parë i qeverisë
shqiptare për një shpërblim
prej njëqindmijë lekësh, edhe ky
i tatuar në masën 10%.
Përcaktimi i shpërblimit
Sipas të dhënave zyrtare, Policia
e Shtetit do të gëzohet sivjet
me të njëjtin shpërblim si një vit
më parë. Kështu, sipas vendimit
të qeverisë, ata do të përfitojnë
10 mijë lekë, por të tatuara në
masën 10%, që do të thotë se
në shtëpi për familjet e tyre do
të dërgojnë vetëm 9 mijë lekë.
Kjo kuotë e caktuar u ka mohuar
atyre edhe pagën e 13-të, e cila
përcaktohet qartë në ligjin për
Policinë e Shtetit. Pikërisht në
pikën 5 të nenit 88 të këtij ligji,
deklarohet se punonjësit e policisë
përfitojnë çdo vit, në fund të
vitit financiar, një shpërblim deri
në një pagë mujore, të njëjtë me
atë të përfituar nga punonjësit
civilë dhe punonjësit e tjerë të
administratës shtetërore. "Ky
shpërblim jepet në bazë të një
shkalle përpjesëtueshmërie,
që pasqyron kohën e punës së
kryer nga punonjësi gjatë vitit
financiar. Punonjësit që nuk kanë
mungesa në punë për çfarëdo
arsye, përveç kohës së pushimit,
kanë të drejtën e shpërblimit të
plotë. Kjo pagë nuk përfitohet
në rastet kur punonjësi është
ndëshkuar për përjashtim nga
policia", shpjegohet më tej në
ligjin për Policinë e Shtetit. Por,
specialistët shpjegojnë se vërtet
është përcaktuar në ligj, por ende
nuk janë bërë aktet nënligjore
dhe vendime të tjera mbi këtë
nen. Pra, duhen kryer gjithë këto
veprime, që ajo të vihet në zbatim
të detyrueshëm. Në këto kushte,
si gjithë administrata, policia do
të gëzojë shumën e përcaktuar
me vendim, pavarësisht se në ligj
thuhet se për shkak të përgjegjësisë
dhe të rrezikshmërisë së lartë
në detyrë, punonjësi i policisë ka
përparësi në trajtimin me pagë.
Shpërndarja e parave
Këto para të përcaktuara,
tashmë kanë nisur t‘u jepen punonjësve
të policisë, pavarësisht
se ende nuk i kanë marrë të gjithë.
Burimet policore tregojnë se janë
shpërndarë një pjesë e mirë e
tyre, por jo të gjitha. Kjo ka sjellë
pakënaqësi te pjesa e cila nuk
kanë përfituar ende, megjithatë u
është shpjeguar se edhe atyre do
u jepen së shpejti, duke shpresuar
që para festave të ndërrimit të viteve.
Ndërkohë, në trajtimet që u
janë bërë punonjësve të policisë
për paga, jo të gjithë kanë dalë
me këtë shumë simbolikë shpërblimi.
Sipas të dhënave të mbledhura,
shumë punonjës policie
kanë përfituar edhe shpërblime
të tjera. Madje, disa prej tyre kanë
përfituar shpërblime për shkak
të punës së mirë dhe rezultateve
të larta në detyrë. Gjithashtu,
në drejtoritë e policisë në qarqe
është bërë edhe një analizë për
sektorin e pasaportave mbi prodhimet
e këtij viti. Në raste, kur
shifrat kanë arritur mbi parashikimet,
drejtoria përkatëse e policisë,
me fondet e saj, ka nisur të
përllogarisë një shpërblim tjetër
për punonjësit e vet. E me këto
mënyra, drejtuesit e uniformave
blu, të cilët i dinë hallet e tyre
më mirë se politikanët, po mundohen
të ngushëllojnë veten me
pak para për të festuar ndërrimin
e viteve.
përfitojë për festat e fundvitit
vetëm një shpërblim
prej 9 mijë lekësh, të cilat
duhet t‘i administrojë mirë për
të festuar. Pavarësisht se ligji u
ka përcaktuar një pagë të plotë,
ose siç njihet ndryshe paga e
13-të, uniformat blu nuk mund
ta gëzojnë një gjë të tillë, pasi
mungojnë aktet nënligjore për të.
Kështu, për ta ka mbetur në fuqi
vendimi i një viti më parë i qeverisë
shqiptare për një shpërblim
prej njëqindmijë lekësh, edhe ky
i tatuar në masën 10%.
Përcaktimi i shpërblimit
Sipas të dhënave zyrtare, Policia
e Shtetit do të gëzohet sivjet
me të njëjtin shpërblim si një vit
më parë. Kështu, sipas vendimit
të qeverisë, ata do të përfitojnë
10 mijë lekë, por të tatuara në
masën 10%, që do të thotë se
në shtëpi për familjet e tyre do
të dërgojnë vetëm 9 mijë lekë.
Kjo kuotë e caktuar u ka mohuar
atyre edhe pagën e 13-të, e cila
përcaktohet qartë në ligjin për
Policinë e Shtetit. Pikërisht në
pikën 5 të nenit 88 të këtij ligji,
deklarohet se punonjësit e policisë
përfitojnë çdo vit, në fund të
vitit financiar, një shpërblim deri
në një pagë mujore, të njëjtë me
atë të përfituar nga punonjësit
civilë dhe punonjësit e tjerë të
administratës shtetërore. "Ky
shpërblim jepet në bazë të një
shkalle përpjesëtueshmërie,
që pasqyron kohën e punës së
kryer nga punonjësi gjatë vitit
financiar. Punonjësit që nuk kanë
mungesa në punë për çfarëdo
arsye, përveç kohës së pushimit,
kanë të drejtën e shpërblimit të
plotë. Kjo pagë nuk përfitohet
në rastet kur punonjësi është
ndëshkuar për përjashtim nga
policia", shpjegohet më tej në
ligjin për Policinë e Shtetit. Por,
specialistët shpjegojnë se vërtet
është përcaktuar në ligj, por ende
nuk janë bërë aktet nënligjore
dhe vendime të tjera mbi këtë
nen. Pra, duhen kryer gjithë këto
veprime, që ajo të vihet në zbatim
të detyrueshëm. Në këto kushte,
si gjithë administrata, policia do
të gëzojë shumën e përcaktuar
me vendim, pavarësisht se në ligj
thuhet se për shkak të përgjegjësisë
dhe të rrezikshmërisë së lartë
në detyrë, punonjësi i policisë ka
përparësi në trajtimin me pagë.
Shpërndarja e parave
Këto para të përcaktuara,
tashmë kanë nisur t‘u jepen punonjësve
të policisë, pavarësisht
se ende nuk i kanë marrë të gjithë.
Burimet policore tregojnë se janë
shpërndarë një pjesë e mirë e
tyre, por jo të gjitha. Kjo ka sjellë
pakënaqësi te pjesa e cila nuk
kanë përfituar ende, megjithatë u
është shpjeguar se edhe atyre do
u jepen së shpejti, duke shpresuar
që para festave të ndërrimit të viteve.
Ndërkohë, në trajtimet që u
janë bërë punonjësve të policisë
për paga, jo të gjithë kanë dalë
me këtë shumë simbolikë shpërblimi.
Sipas të dhënave të mbledhura,
shumë punonjës policie
kanë përfituar edhe shpërblime
të tjera. Madje, disa prej tyre kanë
përfituar shpërblime për shkak
të punës së mirë dhe rezultateve
të larta në detyrë. Gjithashtu,
në drejtoritë e policisë në qarqe
është bërë edhe një analizë për
sektorin e pasaportave mbi prodhimet
e këtij viti. Në raste, kur
shifrat kanë arritur mbi parashikimet,
drejtoria përkatëse e policisë,
me fondet e saj, ka nisur të
përllogarisë një shpërblim tjetër
për punonjësit e vet. E me këto
mënyra, drejtuesit e uniformave
blu, të cilët i dinë hallet e tyre
më mirë se politikanët, po mundohen
të ngushëllojnë veten me
pak para për të festuar ndërrimin
e viteve.