Dy maska grabisin filialin e "Raiffeisen"
Një filial i një banke është grabitur
pasditen e djeshme në zonën e
Laprakës. Bëhet e ditur se kanë qenë
dy persona të maskuar dhe të armatosur,
të cilët janë futur në ambientet
e bankës dhe nën kërcënimin e armës
kanë bërë të mundur marrjen e
parave që gjendej në sportel. Më pas
ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia me të marrë njoftimin është
gjendur në vendin e ngjarjes, por
s‘ka bërë dot të mundur arrestimin
e grabitësve. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmuan
se është grabitur me armë
filiali i bankës "Raiffeisen" në zonën
e Laprakës. Dy grabitësit kanë hyrë
në ambientet e bankës të maskuar
dhe me armë, të cilët duke kërcënuar
arkëtarin kanë mundur të rrëmbejnë
paratë e gjendura në banak. Më pas
ata janë larguar nga vendi i ngjarjes,
pa bërë dot të mundur kapjen e
tyre. Fatmirësisht nga kjo ngjarje
asnjë nga klientët, apo stafi i degës
së bankës nuk është plagosur apo
dëmtuar. Aktualisht dega e Laprakës
është e mbyllur dhe forcat e policisë
kanë shkuar në vendngjarje. Forcat
e policisë janë përgjigjur shpejt dhe
kanë arritur në vendngjarje për
rreth 3-4 minuta, por fatkeqësisht
vjedhësit ishin zhdukur. Ndërkohë,
policia tha se po punohet edhe për
zbulimin e sasisë së parave të vjedhura
dhe janë sekuestruar kasetat
e sigurisë në bankë, që kanë filmuar
gjithë ngjarjen.
pasditen e djeshme në zonën e
Laprakës. Bëhet e ditur se kanë qenë
dy persona të maskuar dhe të armatosur,
të cilët janë futur në ambientet
e bankës dhe nën kërcënimin e armës
kanë bërë të mundur marrjen e
parave që gjendej në sportel. Më pas
ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia me të marrë njoftimin është
gjendur në vendin e ngjarjes, por
s‘ka bërë dot të mundur arrestimin
e grabitësve. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmuan
se është grabitur me armë
filiali i bankës "Raiffeisen" në zonën
e Laprakës. Dy grabitësit kanë hyrë
në ambientet e bankës të maskuar
dhe me armë, të cilët duke kërcënuar
arkëtarin kanë mundur të rrëmbejnë
paratë e gjendura në banak. Më pas
ata janë larguar nga vendi i ngjarjes,
pa bërë dot të mundur kapjen e
tyre. Fatmirësisht nga kjo ngjarje
asnjë nga klientët, apo stafi i degës
së bankës nuk është plagosur apo
dëmtuar. Aktualisht dega e Laprakës
është e mbyllur dhe forcat e policisë
kanë shkuar në vendngjarje. Forcat
e policisë janë përgjigjur shpejt dhe
kanë arritur në vendngjarje për
rreth 3-4 minuta, por fatkeqësisht
vjedhësit ishin zhdukur. Ndërkohë,
policia tha se po punohet edhe për
zbulimin e sasisë së parave të vjedhura
dhe janë sekuestruar kasetat
e sigurisë në bankë, që kanë filmuar
gjithë ngjarjen.