Berisha: Lëvdata, por edhe kritika policisë
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur
kritika të shumta ndaj policisë,
duke i tërhequr asaj vëmendjen që
të jetë më efektive në punën e saj për
krimin e organizuar, sidomos në dukurinë
e pastrimit të parave. Kreu i qeverisë, veç
fjalëve të mira, edhe ka siluruar në analizën
1-vjeçare të policisë, duke kërkuar
medoemos verifikimin e ndërtuesve shqiptarë,
për të cilët dyshohet se pasurinë
e tyre e kanë ngritur nga veprimtaritë
kriminale. Në fjalën e tij, Kryeministri është
ndalur në dukurinë e pastrimit të
parave, ku theksin e vuri në aspektin e
ndërtimeve që i cilësoi si "të çuditshme".
"Është i domosdoshëm forcimi i Task-
Forcës përkatëse. Në qoftë se një krim
ekonomik i denoncuar pranë Policisë së
Shtetit nuk zbatohet nga ju, atëherë pastrues
parash jeni ju", ishte paralajmërimi
i ashpër i Berishës. "Nëse ky krim nuk
është hetuar nga prokuroria, pasi është
denoncuar, atëherë është prokuroria ajo
që realizon në të vërtetë pastrimin e
parave", vijoi Kryeministri. Këtu, Berisha
shtroi "pyetjen" se "ku gjenden paratë
për investimet e mëdha", duke iu referuar
ndërtimeve që lulëzojnë në vendin
tonë, sidomos në kryeqytet dhe disa
qytete të tjera të mëdha. Në këtë kuadër,
Berisha ka folur dhe për piramidat që
tronditën dhe gjunjëzuan shtetin në
vitin 1997, kur ai ishte President. "Ajo që
ndodhi me piramidat në vendin tonë,
nuk erdhi për shkak të lejes së veprimit
të tyre, nuk erdhi se kishte korrupsion,
por indiferencë të shtetit dhe kjo gjë po
ndodh edhe në krizën botërore, si në
SHBA", deklaroi Berisha, duke këmbëngulur
se duhet pasur shumë kujdes me
indiferencën. Edhe në këtë argument,
Kryeministri iu referua pastrimit të
parave, duke ju rikthyer ndërtimeve në
vend të cilat, theksoi se janë afera të
mundshme të pastrimit të parave të
krimit.
Korrupsioni në polici
Më tej, Berisha shprehu besimin se
2009 do të jetë viti i arritjeve edhe më të
mëdha në luftën ndaj krimit të organizuar.
"Ju ia dolët që, në bashkëpunim me
prokurorinë, të konsolidoni forcën
goditëse të luftës kundër një fenomeni
tjetër, i cili është "mother-matrix", nëna e
të gjithave të këqijave të tjera të shoqërisë,
korrupsioni. Policia kriminale ka dhënë
një kontribut të çmuar, natyrisht në bashkëpunim
të ngushtë me Shërbimin Informativ
dhe Prokurorinë", u shpreh kreu i
qeverisë. Në këtë kontekst, Kryeministri
tha se ne kemi statistika lakmuese, por u
ndal edhe në disa probleme. "Unë ju
përgëzoj që betejën e parë e keni me veten
tuaj. Kjo është mënyra e duhur, sepse
vetëm kështu mund të fitoni beteja të
tjera. Gjatë këtij viti, një numër jo i vogël
i punonjësve të policisë, por një numër
më i madh sesa në institucione të tjera,
është penalizuar për veprimtari të
padenja për uniformat tuaja", u shpreh
Berisha. Më tej, ai ftoi policinë të përqendrohet
në luftën kundër krimit
ekonomik, si drejtim kryesor. "Në këtë
luftë, është e domosdoshme një bashkërendim
i ngushtë i veprimtarisë suaj
me të gjithë faktorët. Duhet të bashkëpunoni
po kaq ngushtë me doganat,
tatimet, ku duhet të jemi të ndërgjegjshëm
se ky bashkëpunim nuk është në
lartësinë e duhur. Unë e di që ato janë
pjesë e Task Force, por kjo strukturë nuk
është antenë. Atëherë, është e domosdoshme
që drejtuesit të kenë një axhendë
të ngushtë bashkëpunimi. Të
gjithë punonjësit e doganave duhet të
jetë agjentë antidroge. Ne nuk duhet t‘u
japim rrogat atyre, të cilët kalojnë mallrat
për oriz dhe nuk shohin për drogën", ashpërsoi
qëndrimin Kryeministri i vendit.
Droga dhe pastrimi i parave
Ndërkohë, në krimin ekonomik,
Kryeministri veçoi pastrimin e parave. Sipas
tij, ky fenomen i ka të dyja aspektet,
ka anën e padukshme të tij, por ka edhe
anën e dukshme. "I nderuar ministër, i
nderuar drejtori i përgjithshëm i Policisë,
kërkoj që të riorganizoni tërësisht strukturën
tuaj në këtë aspekt. Ne kemi autoritetin
shtetëror të luftës kundër pastrimit
të parave. Ai ka një rol shumë të rëndësishëm,
por absolutisht policia ka një rol
më të rëndësishëm se kushdo tjetër, e cila
me ligjin antimafie ka pjesën e dukshme.
Le t‘u referohemi shembujve; me se
ndërtohen pallatet? Shumica e tyre dërrmuese
ndërtohen me paratë e pastra, të
rregulla, të fituara ndershmërisht. Por
ligji lejon që ju të kërkoni verifikim për çdo
rast dhe në rast se nuk e bëni këtë, atëherë
është policia ajo që bëhet para-pastruese.
Në rast se ju e bëni këtë detyrë dhe e dërgoni
rastin në prokurori dhe prokuroria
tregohet indiferente, para-pastrues bëhet
prokuroria dhe shteti. Ne duhet të qëndrojmë
të fuqishëm në këtë aspekt", tha
vendosmërisht ai. Gjithashtu, Berisha u
shpreh se lufta ndaj drogës ka njohur rezultate
impresionuese, por shtoi se nuk
mund të flasë për zero tolerancë në
drejtim të kultivimit të kanabisit sepse
janë prerë 300-400 mijë rrënjë. "Do të flisja
për zero tolerancë, nëse policia do të
kishte dërguar për ndjekje penale kryetarët
e komunave dhe zyrtarët vendorë,
në territoret e të cilëve mbillet kanabis.
Unë nuk mund të pranoj qëndrimin e
autoriteteve policore të Gjirokastrës, të
cilat 4 muaj rresht nisin betejën me Lazaratin,
ndërsa ata që mbjellin drogën, 8
muaj rresht qarkullojnë të lirë në
Gjirokastër e në të gjithë Shqipërinë. Mora
këtë shembull, por mund të jap edhe
shembuj të tjerë", kritikoi Kryeministri.
Dosjet e vjetra dhe
bashkëpunimi
Kreu i qeverisë nuk ka lënë mënjanë
as dosjet e vjetra si një sukses i policisë,
duke i përgëzuar uniformat blu për
punën e madhe. "Unë i kuptoj vështirësinë
në këtë drejtim, sepse ju në këtë
drejtim nuk e keni vështirësinë vetëm
për gjetjen e provave, por e keni me ata
që zhdukin provat, me ata që kanë firmosur
mbylljen e këtyre dosjeve. Por ju, me
kurajë duhet të zbardhni çdo krim. Ky
është një shërbim shumë i madh që ju i
bëni vendit dhe vetëm në këtë mënyrë,
ju garantoni se krimi do të përballet me
zero tolerancë në çdo moment dhe kudo
që ai të ndodhet. Bashkëpunimi ndërkombëtar
ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Krimi është më shumë me karakter
ndërkombëtar se të gjitha veprimtaritë
e tjera. Pa këtë bashkëpunim, ai
nuk mund të luftohet, ndaj duhet ta
konsolidojmë atë me luajalitet të plotë
ndaj partnerëve të cilët kanë dhënë dhe
po na japin një ndihmë të pazëvendësueshme
në luftën kundër tij", u shpreh
Sali Berisha.
Keqtrajtimi në paraburgim
Më tej, Kryeministri i vendit është
ndalur edhe në dy probleme të tjera. "Së
pari, problemi i lirive dhe të drejtave të
njeriut. Duhet të jeni të sigurt se kam
ndjeshmërinë dhe respektin më të madh
për punën tuaj, por ka një çështje tjetër
në të cilën jam më i ndjeshëm sesa kjo,
liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Në pamje të parë, ne jemi një
vend i lirë, por ne nuk jemi një vend pa
probleme në liritë dhe të drejtat e njeriut.
Është shumë e gabuar nëse mendojmë
këtë gjë. Sigurisht njerëzit sot
lëvizin të lirë, flasin lirshëm dhe kjo është
një gjë shumë pozitive. Por problemi
është se një pjesë e qytetarëve tanë bien
në qendrat e paraburgimit, në burgjet
tona, ku standardet janë të papranueshme.
Ne po bëjmë çdo gjë për t‘i ndryshuar
ato, për t‘i bërë më njerëzore. Por
në këtë drejtim ju keni një rol shumë të
rëndësishëm. Asnjëherë nuk duhet t‘i
lejojmë vetes të shkelmojmë dinjitetin e
tjetrit. Asgjë nuk duhet t‘ju shtyjë ju drejt
kësaj, edhe në qoftë se ai individ ka shkelmuar
mbi dinjitetin e tij, ju nuk duhet
ta bëni atë", deklaroi numri një i Këshillit
të Ministrave. Më tej, Berisha tha se
"kemi pasur probleme të pakta me të
miturit dhe ne nuk mund të pajtohemi
në mënyrë absolute me këtë gjë". Ai u
shpreh se jemi të vetëdijshëm se i mituri,
çdo gabim që bën, çdo vendim që merr, e
ka të ndryshëm nga i rrituri. "Kjo kërkon
që ndaj tyre të përdoret një praktikë tërësisht
e ndryshme. Një i mitur që bën një
krim mund të pësojë një shok të
tmerrshëm psikologjik. Për atë është fundi
i botës dhe ai shkon drejt akteve të
tjera. Është në detyrimin tuaj që punën
tuaj në këto raste ta bëni detyrimisht në
bashkëpunim të ngushtë me psikologun",
deklaroi ai.
Prençi: Vrasjet, minimumi historik i 18 viteve të fundit
Policia e Shtetit ka treguar punën e saj
të bërë gjatë një viti, gjatë një analize
të zhvilluar dje paradite. Në këtë analizë
mori pjesë Kryeministri Sali Berisha, ministri
i Brendshëm, Bujar Nishani, Avokati
i Popullit, Ermir Dobjanim si dhe drejtues
të tjerë të agjencive të zbatimit të ligjit.
Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, theksoi se
"përpjekjet dhe sakrificat tona edhe gjatë
këtij viti, kanë ndjekur pikë për pikë
hartën e prioritete të qeverisë, jo vetëm
si problematika kombëtare, por edhe si
detyrime ndërkombëtare të marra ndaj
partnerëve, duke qenë të ndërgjegjshëm
se i kontribuojmë jo thjesht ruajtjes
së rendit dhe sigurisë publike në vend,
por edhe procesit të integrimit të Shqipërisë
në strukturat euroatlantike".
Duke e vënë theksin në arritjen e Policisë
së Shtetit, Prençi pohoi se gjatë vitit 2008
janë kryer 152 operacione policore me
568 të arrestuar, ose 21 operacione me 65
autorë më shumë se viti 2007. Nga këto,
janë realizuar 43 operacione kundër krimeve
të rënda, me 101 të arrestuar, 40
operacione antikorrupsion dhe krim
ekonomiko-financiar me 198 të arrestuar,
40 operacione antidrogë me 172 të arrestuar,
29 operacione antitrafik me 97 të
arrestuar". Në lidhje me vrasjet, Prençi,
pohoi se viti 2008 është minimumi historik
i 18 viteve të fundit, pasi kanë
ndodhur 85 vrasje, duke qenë 18 vrasje
me pak se në vitin 2007, dhe 46 vrasje më
pak se në vitin 2005. Porsa u përket
zbardhjeve të ngjarjeve të vjetra, kanë
rifilluar hetimet e zbuluar autorët për 215
krime të vjetra në evidencë, prej të cilave
81 për krimin e vrasjes, ku për 39 prej tyre
ka përfunduar dokumentimi. Një punë
shumë e mirë është bërë në luftën ndaj
narkotikëve. Gjatë këtij viti, janë sekuestruar
3.9 kg kokainë, 70.7 kg heroinë. Këto
statistika tregojnë se ka rënë ndjeshëm
trafikimi i drogave të forta, në sajë të
rritjes së forcës goditëse dhe përdorimit
të teknikave speciale të hetimit. Shqipëria
është tashmë absolutisht e pasigurt
për tranzitimin e drogave të forta.
Luftën që po bën policia shqiptare ndaj
trafikut të drogës e tregojnë edhe statistikat
e policisë italiane, sipas të cilave është
sekuestruar 4 kg marijuanë dhe vetëm
10 kg heroinë, ose 17 herë më pak se viti
2007. Sipas vlerësimeve, ulja e sasive të
drogës të sekuestruara nga autoritetet
italiane tregon për një reduktim të
ndjeshëm të trafikimit të drogave që tranzitohen
nëpërmjet Shqipërisë për në Itali
dhe Bashkimin Evropian.