"Dhuratë" 41 mln USD Karamanlisit
Ardhja e krerëve të shtetit grek, gjithnjë është shoqëruar ose parapërgatitur me marrëveshje, që në plan të parë duken të rastësishme. Edhe vizita, në datat 26-27 prill e Kryeministrit grek, Kostas Karamanlis nuk bën përjashtim, pasi në këtë kuadër, qeveria shqiptare po përgatitet ta presë me një "dhuratë", vlera e të cilës arrin në rreth 41 milionë dollarë. Bëhet fjalë për borxhin e vjetër, që "Shqip" e ka publikuar për herë të parë pesë muaj më parë dhe që tani, Kryeministri Berisha ka pranuar t‘ia kthejë Greqisë. Në situatë krize të thellë financiare, dhe në përpjekje për të marrë hua 250 milionë euro nga bankat e huaja, Shqipëria do t‘i japë Greqisë borxhin, duke e rritur edhe më shumë nivelin e valutës që do të dalë jashtë tregut vendas, pasi mesatarisht do të paguajmë çdo vit nga 4 milionë dollarë. Marrëveshja është firmosur më 23 mars 2009, mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Janis Papathasiou, për llogari të Organizatës së Sigurimit të Kredisë së Eksportit, të përfaqësuar nga Janis Pantelidis. Pak kohë më parë, qeveria shqiptare i ktheu një borxh Greqisë me vlerë 7.2 milionë dollarë, për llogari të Bankës së Shtetit helenik. Detyrimet e vjetra janë krijuar nga viti 1987 deri në 1991, por që janë njohur nga pala shqiptare vetëm në 2008, pas shumë negociatave të vështira që Komiteti i Bisedimit të Borxhit Qeveritar kreu me palën greke. Karamanlis vjen për herë të parë në Shqipëri, duke regjistruar vizitën e dytë të një Kryeministrit grek, që nga koha e ardhjes së Micotaqis në fillim të 1991.
Huaja
Ministria e Financave nuk pranon të pohojë se marrëveshja e firmosur në fund të marsit për kthimin e borxhit ndaj Greqisë ka lidhje me ardhjen e Karamanlis. Sikurse ka ndodhur me marrëveshjet e tjera, ku në prag vizitash qeveria shqiptare bënte favoret e fundit, kësaj here ardhja e Kryeministrit grek do të konkretizohet me kthimin e borxhit me vlerë rreth 41 milionë dollarë, si dhe me një sërë marrëveshjes të tjera. Vlera reale e huas është rreth 16.2 milionë dollarë, por duke shtuar edhe interesat, që me kalimin e viteve kanë rritur detyrimin, i gjithë borxhi shkon fiks në 40 694 907 dollarë. Palët kanë rënë dakord që borxhin ta shlyejnë me 20 këste të barabarta 6-mujore, me një afat 10 vjet. I gjithë detyrimi do të shlyhet brenda vitit 2018, kurse në rast vonesash do të aplikohen penalitete që arrijnë deri në 13 për qind mbi shumën (2 për qind mbi normën e interesit). Palët kanë rënë dakord për të gjitha termat, ndërsa tani i mbetet Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar, mundësisht brenda afatit të vizitës së Kryeministrit grek, Karamanlis. Projektligji ka mbërritur dy ditë më parë (16 prill) në Kuvend dhe mban firmën e propozuesit, ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha.
Raportet
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve rezulton intensiv. Një pjesë e sektorit bankar zotërohet nga investitor grek, përfshi dhe dy nga tri kompanitë celulare si dhe shoqëritë e karburanteve. Tregtia me jashtë vazhdon të mbetet me ritme të larta, duke konkurruar vendin tjetër fqinj, Italinë. Por a mjafton kjo për shtetin grek? Gazeta mëson se pjesë e diskutimeve mes dy kryeministrave do të jetë çështja zhvendosjes së depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit. Qeveria shqiptare ma anë të një VKM-je i ndalon importuesit, që kryesisht janë kompani greke që ta shkarkojnë dhe depozitojnë naftën në Portin e Durrësit. Marrëveshja me kompanitë greke që kanë depozitat përfundon në 2018 dhe prishja e kontratës sjell kosto për palën tonë, e cila përllogaritet në rreth 50 milionë dollarë (aq sa vlen zhvendosja e pesë depozitave me kapacitet 10 mijë tonësh). Tjetër pikë diskutimi mund të jetë interesi i palës greke për të ndërtuar një termocentral me qymyr në Porto Romano të Durrësit, zonë ku edhe italianët kanë shprehur interes për të zbatuar të njëjtin projekt.
Pakti
Marrëveshja është firmosur më 23 mars 2009, mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Janis Papathasiou. Borxhi do të shlyhet me 20 këste të barabarta 6-mujore, me një afat 10 vjet. I gjithë detyrimi do të shlyhet brenda vitit 2018
Vizita
Në Tiranë, pas
Samitit për gazin
Lajmi për vizitën e Karamanlis në Tiranë është konfirmuar pak kohë më parë nga zyra e shtypit pranë Kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, do të ulet në Tiranë mesditën e datës 26 prill, direkt nga Sofja, në përfundim të vizitës dyditore në Bullgari me rastin e samitit "Gazi natyror për Evropën, siguria dhe bashkëpunimi". Vizita e Karamanlis do të sjellë një sërë marrëveshjesh midis dy vendeve, ku më e rëndësishmja pritet të jetë ajo për ujërat mes ministrive të Jashtme të dy vendeve dhe disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.
Rastësitë?
Në një periudhë shumë të shkurtër, Athina zyrtare ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe MSA-në, ndërkohë që nga ana tjetër Tirana ra dakord për një marrëveshje për ngritjen e dy varrezave në Këlcyrë dhe Bularat. Pak ditë më pas, pikërisht më 9 shkurt, në Tiranë mbërriti ministrja e Jashtme e Greqisë. Tani sërish kemi rastin e ndarjes së kufijve ujorë dhe kthimit të borxhit të vjetër, që përkojnë me ardhjen e Kryeministrit Karamanlis.
Raportet
Bizneset greke ndodhen në pozicion dominues të tregut shqiptar me 24,3 për qind
Volumi i investimeve të kryera nga bizneset greke rezulton në masën 48 për qind
Shqipëria ka kryer një nivel importi nga Greqia në masën 444 milionë euro
Ndërsa, për sa u përket eksporteve me vendin grek, rreth 65 milionë euro
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Greko-shqiptare, numëron rreth 250 anëtarë