Kryeqyteti i veriut kundërshton me forcë projektin pranë liqenit Shkodranët: Nukleari, marria e radhës e Berishës
Pas qytetarëve shkodranë, të cilët të revoltuar i bënë thirrje Kryeministrit që të mos ndërtojë central bërthamor, politika e majtë dhe e djathtë dhe specialistë të situatave radioaktive e kundërshtojnë fuqishëm një projekt të tillë. Kryetari i PS-së Shkodër, Edip Shiroka, duke folur për këtë projekt të qeverisë shqiptare shprehet se, "kjo është marria e radhës e Kryeministrit që tregon se është një antishkodran dhe është në krizë politike". Shkodra vazhdon të mbajë rekordin për papunësisë dhe nivelin e ulët ekonomik. Gjithashtu, kreu i PS shprehet se Shkodra shumë shpejt do të ngrihet në këmbë duke paralajmëruar protesta të fuqishme. Ndërkohë, deputeti i djathtë, Gilman Bakalli, shkon më tej duke e konsideruar këtë projekt "si delir absurd të Kryeministrit dhe një sipërmarrje të turpshme dhe se për një veprim të tillë duhet të mbahet referendum në popull". Sipas deputetit Bakalli, reagime të forta kundër këtij projekti flasin dhe faqet virtuale në internet ku janë me qindra e qindra persona që e kundërshtojnë fuqishëm nuklearin.
Nga ana e tyre, specialistët japin alarmin për krijimin e një ekuilibri të ri të ekosistemit që do e bëjë të "vdekur" zonën e Shkodrës. Sipas inxhinier Zamir Llazani, specialist i situatave mjedisore të ndotura nga lëndët radioaktive, "në situatë normale një central bërthamor krijon rritje të temperaturave të ujit në liqen, që do thotë se flora dhe fauna e liqenit do të klasifikohet si e vdekur po kështu dhe struktura e tokës dhe blegtoria në zonën përreth normalisht klasifikohet si e ndotur dhe në situatë normale ajo nuk duhet të përdoret. Po sipas specialistit, zonat turistike në Shkodër nuk mund të klasifikohen më si zona të tilla ku fare pranë kanë një central bërthamor që me ujërat dhe gazrat që çlirohen pavarësisht sa të filtruar janë përbëjnë kërcënim. "Rreziku në rast avarie është prezent për gjithë rajonin jo vetëm për Shqipërinë. Dua të kujtoj kur shpërtheu Çernobili në atë kohë ne bënim matje të ndotjes radioaktive dhe pavarësisht një distance shumë të largët që kemi gjetur mjaftueshëm ndotje të pluhurit radioaktiv, por në atë kohë nuk na u lejua ta bënim alarmante, pasi i tillë ishte sistemi", thotë Llazani.