Goditen piratët e "Pay TV" 16 arrestime në 7 qytete
Një superoperacion perfekt i policisë dhe prokurorisë është finalizuar gjatë dy ditëve të fundit duke vënë në pranga 16 specialistë kompjuterësh dhe shoqëruar 20 të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë thyer kodet kompjuterike të disa kompanive dixhitale në vendin tonë, por edhe në disa shtete të tjera, duke shkaktuar një dëm, që përllogaritet në miliona dollarë. Hetimi për ta ka nisur që në nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë që goditja e parë është mundësuar vetëm këto dy ditë, ku priten dhe një sërë arrestimesh të tjera, por jo vetëm në Shqipëri. Një mekanizëm, jo shumë i njohur në Shqipëri, është përdorur prej këtyre specialistëve, të cilët arrinin që nëpërmjet internetit të vidhin kodet e televizioneve dixhitale dhe të klononin kartat e tyre.
Për këtë, Policia e Shtetit deklaroi se nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me homologët e Durrësit, Shkodrës, Fierit, Vlorës, Beratit dhe Korçës, në koordinim me Drejtorinë Kundër Krimit-Financiar, është përfunduar me sukses operacioni i koduar "Modem", për ndalimin e 16 personave të akuzuar për konsumim të veprës penale të "Mashtrimit kompjuterik", e kryer në bashkëpunim. Më tej, është shpjeguar se në muajin nëntor të vitit 2008, policia e Tiranës ka marrë kallëzim se në disa pika të ndryshme në Tiranë, tregtohen aparate dixhitale të riprogramuara dhe të klonuara. Duke regjistruar këtë denoncim, fillimisht u mundësua identifikimi i disa prej pikave që tregtonin këto aparate në kryeqytet dhe më pas në disa rrethe të vendit. Sipas grupit hetimor, personat që ishin të implikuar në këtë aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve dixhitale nëpërmjet sinjalit të internetit, bënin të mundur marrjen e të dhënave në lidhje me programet e kompanive të ndryshme televizive, si "Tring", "DigitAlb", "Premier Leauge", "Sky", "Nova" dhe kanale të tjera sportive.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë klonuar dhe shitur te qytetarë të ndryshëm karta të televizioneve dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke përdorur aftësitë e tyre kompjuterike, këta shtetas kanë bërë të mundur dekodifikimin e sinjalit dhe shitjen në mënyrë pirate nga 200 deri në 350 euro të programeve të këtyre paketave digitale. Pas dokumentimit të veprimtarisë kriminale të çdo personi për veprën penale të "mashtrimit kompjuterik", e kryer në bashkëpunim, Gjykata e Tiranës, dy ditë më parë ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për 11 persona. Policia tha se masa u dha për të akuzuarit Saimir Kuniqi, Alfred Kadiu, Eldi Vorpsi, Edison Shema, Sokol Shalca, Sokol Kadare, Spiro Zguri, Dhimitraq Papa, Saimir Likollari, Marin Palushi dhe Ilir Nushi. Ndërsa u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pesë të tjerë. Nga prokuroria u lëshua urdhri i ndalimit për Xhaferr Gixharrin, Artan Priftulin, Fatmir Çupin, Ilir Dyljan dhe Eduard Kokën.
Gjithashtu, policia deklaroi se të gjithë këta persona kishin edhe pika të tyre tregtare, ku shisnin pajisje të ndryshme kompjuterike dhe në formë pirate shisnin edhe dekoderët e tyre. Madje, gjatë shoqërimit dhe kontrolleve të banesave të tyre u gjetën shumë kompjuterë, aparate dixhitale të markave të ndryshme, siç ishin "Dream Box, "Echolink", "Orbitum" dhe "Metabox". Veç tyre, policia arriti të sekuestrojë edhe disa karta të klonuara nëpërmjet të cilave mund të shikoje kanale televizive dixhitale.
Agjentët e infiltruar prej tre muajsh zbuluan rrjetin e "Hackers"-ave shqiptarë
Pirateria kompjuterike, si
grabiteshin televizionet
Policia shqiptare ka pohuar dje se kjo është hera e parë që përballet më një krim të tillë, sa i është dashur ndihma e specialistëve kompjuterikë për të kuptuar sesi funksiononte. Sipas të dhënave hetimore, arrestimi i tyre është bërë pas infiltrimit të agjentëve të policisë me qëllim zbulimin e gjithë grupit.
Zbulimi
Për këtë, shpjegohet se pas marrjes së kallëzimit, ishte ndërtuar një grup pune, që do infiltrohej brenda grupit. Ata kanë identifikuar pikat ku shiteshin këta dekoderë dhe kanë porositur të tillë, duke u shtirur sikur kishin një lokal bastesh sportive dhe kishin nevojë për të marrë në mënyrë pirate ndeshjet e shumë kampionateve. Porosia është dhënë dorë pas dore, derisa kanë mbërritur te teknikët e kompjuterëve, ku pjesa dërmuese e tyre, kanë edhe dyqane që tregtojnë pjesë elektronike. Pasi janë zbuluar rreth 50 persona, është punuar në zbulimin e pozicionit të secilit prej tyre dhe dokumentimin e bashkëpunimit mes tyre. Por, rrugës hetimore është zbuluar se dekoderët shiteshin në disa qytete të Shqipërisë. E madje, klientela e tyre më e rregullt ishin persona që posedonin "Internet-Kafe", ose lokale të basteve sportive.
Mekanizmi
Megjithatë, puna më e vështirë ka qenë për zbulimin e funksionimit të mekanizmit të këtij "biznesi", pasi krimi në fjalë, pra thyerja e kodeve kompjuterike, ka hyrë shumë vonë në Shqipëri. Sipas dosjes penale, këta persona dyshohen se dekoderët i blinin nga firmat që tregtojnë markat e cituara më lart. Ndërsa, gjithë puna fokusohej te kartat e klonuara. Specialistët shpjegojnë se këta dekoderë duhet të lidheshin patjetër me internet. Më pas, duke futur kartat e krijuara nga vetë të arrestuarit, mund të lidheshin me serverët qendrorë të tyre, brenda të cilëve ndodheshin disa programe kompjuterike, që zakonisht i disponojnë të ashtuquajturit "piratë të kompjuterit" (Hackers). Këto programe dekodonin sinjalet televizive satelitore, duke i marrë komandat nga vendi, ku ishin instaluar serverët. Kështu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta "Hackers" thyenin kodet, sidomos të kanaleve televizive sportive, duke dëmtuar kompanitë dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia shpjegoi se deri tani nuk dihet numri i saktë i aparateve të shitura, por blerësve të tyre do t‘u ndërpritet së shpejti sinjali për shkak të bllokimit të serverëve qendrorë.
Të arrestuarit
Masë sigurie "arrest në burg"
Saimir Shaban Kuniqi, 55 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Alfred Qani Kadiu, 30 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
Eldi Engjëll Vorpsi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Edison Mustafa Shema, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë
Sokol Rafet Shalca, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Sokol Hajro Kadare, 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë
Spiro Lefter Zguri, 48 vjeç, lindur dhe banues në Korçë
Dhimitraq Spiro Papa, 55 vjeç, lindur dhe banues në Durrës
Saimir Baki Likollari, 31vjeç, lindur dhe banues në Berat
Marin Kole Palushi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër
Ilir Raqi Nushi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fier
Urdhër-arrest nga prokuroria
Xhaferr Belul Gixharri, 23 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë
Artan Vaske Priftuli, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Fatmir Sabaudin Çupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Ilir Rapi Dylja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Durrës
Eduard Zini Koka, 42 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë
Sekuestrimet
50 kompjuterë të markave të ndryshme dhe "Server"
20 kompjuterë të tipit "Lap-Top"
1000 aparate "dixhitale" të tipave të ndryshëm të markave "Dream Box", "Echolink", "Orbitum","Metabox"
500 karta plastike me çip për dekodifikimin e sinjalit
30 celularë
Verifikimet
Bashkë me të arrestuarit
shoqërohen edhe 20 vetë
Përveç të arrestuarve të djeshëm, policia ka deklaruar se janë kryer edhe një sërë shoqërimesh të tjera. Sipas organeve kompetente, për arsye hetimore janë shoqëruar 20 persona, ndaj të cilëve ende nuk është marrë asnjë masë arresti. Specialistët e grupit të hetimit shpjeguan se emrat e këtyre personave kishin dalë gjatë hetimeve dhe përgjimeve të kryera dhe kishte dyshime se ata ishin të implikuar në këtë rrjet. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me marrëdhëniet që kanë me të arrestuarit dhe për dyshimet e policisë dhe më pas janë lënë të lirë. Megjithatë, policia shpjegon se në bashkëpunim me prokurorinë, po vlerësohen provat ndaj personave të shoqëruar, pa lënë mënjanë edhe deklaratat e tyre, duke vërtetuar në këtë mënyrë se hetimi ndaj tyre nuk është mbyllur. Madje, është cilësuar se në ditët në vijim priten arrestime të reja për të implikuar në këtë grup.
Vendimi
Policia ndalon publikimin
e fotove të të arrestuarve
Por, bashkë me njoftimin për këtë superoperacion, Policia e Shtetit ka njoftuar se përfundimisht ka vendosur që nga ky organ nuk do të dërgohen më fotot e të arrestuarve. Pas një sërë akuzash, që policisë i janë bërë për publikimin e fotove të të arrestuarve, ku nuk kanë munguar edhe kritikat e organizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, drejtuesit e policisë shqiptare kanë vendosur që këtë veprim mos ta kryejnë më. Pikërisht dje, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka komunikuar vendimin e marrë. Shpeshherë, uniformat blu kanë pasur përplasje edhe me persona të veçantë, të cilët janë arrestuar si të dyshuar për krime të ndryshme, por brenda tri ditësh, janë liruar sërish nga gjykata ose kanë dalë të pafajshëm. Për këtë arsye, ashtu siç cilësohet edhe në konventat për të drejtat e njeriut, është vendosur që fotot e të arrestuarve të publikohen, vetëm në momentin ku ata janë të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia shqiptare.