Si të ndalim luftën ndaj drogës?
Njëqind vjet më parë një grup diplomatësh të huaj u mblodhën në Shangai në përpjekjen e parë ndërkombëtare për të frenuar tregtinë e drogave narkotike. Më 26 shkurt 1909 u ra dakord për të ngritur Komisionin Ndërkombëtar të Opiumit, vetëm pak dekada pasi Britania e Madhe ishte në luftë me Kinën për të kërkuar të drejtën e kontrollit të kësaj lënde. Shumë masa të tjera për drogat vazhduan më pas. Në vitin 1998 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblodhi shtetet anëtare për të arritur objektivin e "një bote pa drogë" dhe "për të eliminuar ose reduktuar" prodhimin e opiumit, kokainës dhe kanabisit në vitin 2008. Ky është një nga ato premtime që politikanët kanë më shumë për zemër. Në këtë mënyrë ulet sensi i panikut moral që është bërë pjesë e pandarë e procesit të prohibicionizmit për një shekull të tërë. Po ashtu, qëllimi është të sigurojë prindërit dhe adoleshentët nëpër gjithë botën; e megjithatë ky mbetet ende një premtim i parealizueshëm. Në mars të 2009-ës ministra dhe zyrtarë nga e gjithë bota u mblodhën në Vjenë për të vendosur politikën ndërkombëtare për drogat për dekadën tjetër. Ashtu si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, shumë prej tyre pretenduan se ajo që duhet bërë në të ardhmen është pak a shumë e njëjta me strategjinë e mëparshme. Në fakt, lufta ndaj drogave ka qenë një katastrofë, duke nxjerrë në pah dështimin e shteteve në zhvillim dhe madje rritjen e vartësive ndaj drogave në shtresat e pasura në vendet e zhvilluara. Kjo betejë 100-vjeçare ka qenë joliberale, vrasëse dhe jashtë çdo objektivi. Ja përse gazeta "The Economist" vazhdon të besojë se politika më pak e keqe është legalizimi i drogave. "Më pak e keqe" nuk do të thotë "e mirë". Legalizimi, ndonëse u shkon për shtat vendeve prodhuese, do të sillte rreziqe (të ndryshme) për vendet konsumuese. Siç është theksuar më sipër, shumë përdorues droge do të vuanin. Por, sipas pikëpamjes sonë, do të sillte më shumë fitim.
Prova e dështimit
Në ditët e sotme Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) nuk flet më për një botë pa drogë. Motoja e saj është që tregu i drogës është "stabilizuar", që do të thotë se më shumë se 200 milionë njerëz ose thuajse 5% e popullatës së rritur në nivel botëror, vazhdon ende të përdorë droga ilegale, po aq sa përqindja e një dekadë më parë. Prodhimi i kokainës dhe opiumit është ndoshta njësoj si një dekadë më parë, teksa prodhimi i kanabisit është më i lartë. Konsumimi i kokainës ka rënë gradualisht në SHBA qysh prej kulmit në fillim të viteve 1980, por situata është e paqëndrueshme (ajo mbetet më e lartë se në mesin e viteve 1990) dhe po rritet në shumë vende, përfshi këtu Evropën. Dhe kjo jo për mungesë të përpjekjeve.
Vetëm SHBA-të shpenzojnë 40 miliardë dollarë çdo vit në përpjekje për të eliminuar furnizimin me droga. Çdo vit arrestohen 1.5 milionë qytetarë për shpërndarje droge, ku burgosen gjysmë milionë prej tyre. Ligje më të forta për drogat janë arsyeja kryesore përse një në pesë amerikanë me ngjyrë kalojnë goxha kohë në burg. Çmimi i një substance ilegale është më shumë e kushtëzuar nga kostoja e shpërndarjes, sesa nga ajo e prodhimit. Të marrim për shembull kokainën: rritja e çmimit midis prodhimit të kokainës dhe konsumit është më shumë se njëqindfish. Edhe hedhja e kimikateve shkatërruese në të mbjellat e fermerëve do ta rriste katërfish çmimin lokal të gjetheve të kokainës, një fenomen i tillë do të kishte një ndikim të vogël në çmimin e rrugës. Tregu vendoset kryesisht nga rreziku për ta çuar kokainën në Evropë apo në SHBA. Në ditët e sotme luftëtarët e drogës pretendojnë të sekuestrojnë pothuajse gjysmën e gjithë kokainës që prodhohet. Gjatë vitit të kaluar çmimi në rrugët e SHBA-së nuk duket të jetë ngritur, por pastërtia e "mallit" duket se ka rënë, dhe ende nuk është e qartë nëse ulet kërkesa për drogë, nëse rritet çmimi. Nga ana tjetër ekzistojnë prova të mjaftueshme se biznesi i drogës përshtatet shpejt me prishjen e tregut. Shumë-shumë, masat shtrënguese mund të bëjnë të mundur zhvendosjen e vendeve të prodhimit. Kështu, opiumi është zhvendosur nga Turqia dhe Tajlanda për në Mianmar dhe në jugun e Afganistanit, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet perëndimore për të mposhtur talebanët.
Al Kapone, por në një shkallë globale
Në të vërtetë, duke qenë shumë larg reduktimit të krimit, forma e ndalimit ka ushqyer gangsterizmin në atë shkallë që bota nuk e ka parë ndonjëherë më parë. Sipas një vlerësimi ndoshta të ekzagjeruar nga Kombet e Bashkuara, industria e drogave ilegale kap vlerën e 320 miliardë dollarëve në vit. Në Perëndim, kriminelët e drogës janë bërë qytetarë "të bindur" ndaj ligjit, por, nga ana tjetër i bën edhe drogat më të rrezikshme: përdoruesit blejnë sasi të madhe kokaine dhe heroinë të përzier, shumica përdorim shiringa jo të pastra, përhapet HIV-i, mjeranët që tundohen nga "crack" apo "meth" janë jashtë ligjit, pasi u ngelen vetëm shpërndarësit e tyre që mund t‘i trajtojnë. Por, në botë ka disa vende që e paguajnë më shtrenjtë çmimin. Dështimi në luftën ndaj drogës, ka nxjerrë disa gjeneralë të zotë, sidomos nga Evropa dhe Amerika e Jugut, të cilët sugjerojnë ndryshimin e përqendrimit të strategjisë nga izolimi i njerëzve në ofrimin e ndërhyrjeve të shëndetit publik dhe zvogëlimin e dëmit (si për shembull inkurajimi i përdoruesve të përdorin shiringa të pastra). Kjo teknikë do ta vinte më shumë theksin në edukimin publik dhe në trajtimin e përdoruesve, dhe më pak në sulmin e pareshtur ndaj fshatarëve që rrisin kokainën, apo ndëshkimin e konsumatorëve të drogave të lehta.
Legalizimi jo vetëm që do të largonte gangsterët, por do t‘i shndërronte drogat nga një problem ligji e rendi në një problem të shëndetit publik, ku kjo e fundit është edhe mënyra se si duhet trajtuar. Qeveritë do të taksonin e rregullonin tregun e drogës, si dhe do të përdornin fondet e mbledhura (të kursejnë miliardat e shpenzuara për zbatimin e ligjit) për të edukuar publikun lidhur me rreziqet e përdorimit të drogës dhe trajtimin e kësaj vartësie.
Shumica e prindërve amerikanë mund ta quajnë legalizimin si përgjigjen e duhur për njerëzit në Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë. Madje, ata mund edhe ta shohin si të dobishme në luftën kundër terrorizmit. Mirëpo, frika e tyre e menjëhershme do të ishte për fëmijët e tyre. Frika është e përhapur më gjerë në supozimin se më shumë njerëz do të përdorin droga nën një regjim ligjor. Ky supozim mund të jetë i gabuar. Nuk ekziston asnjë lidhje midis rreptësisë të ligjeve për drogat dhe shpeshtësisë së përdorimit të drogave. Qytetarët që jetojnë nën një regjim të ashpër (kryesisht Amerika, por edhe Britania), përdorin më shumë drogë. Luftëtarët e drogave fajësojnë këtë sistem për të ashtuquajturat ndryshimet kulturore. Megjithatë, edhe në të tjera vende, rregullat e ashpra sjellin një ndryshim të vogël lidhur me numrin e përdoruesve të drogave: Suedia e ashpër dhe Norvegjia më liberale kanë pothuajse të njëjtën përqindje të vartësisë nga drogat. Legalizimi mund të reduktojë si furnizimin edhe kërkesën. Askush nuk e di me saktësi, por është e vështirë të argumentosh se mund të bien shitjet e një produkti që është më i lirë, më i sigurt dhe më gjerësisht i disponueshëm. Çdo përfaqësues i ndershëm i legalizimit do të ishte i mençur që të supozonte se përdorimi i drogës në tërësinë e vet, do të pësojë rritje. Ka dy arsye kryesore për të argumentuar se forma e ndalimit duhet të japë të njëjtin rezultat. E para vjen nga parimi liberal. Ndonëse disa droga ilegale janë jashtëzakonisht të rrezikshme për disa njerëz, shumica nuk janë edhe aq të dëmshme (duhani krijon më shumë vartësi se të gjitha drogat e tjera). Shumica e konsumatorëve të drogave ilegale, përfshi këtu kokainën dhe heroinën, merren vetëm me raste. Kjo ndodh sepse përdoruesit marrin kënaqësi prej tyre (ashtu siç marrin nga uiski apo paketat "Marlboro"). Nuk është detyra e shtetit të ndalojë ata që të bëjnë një gjë të tillë.