Farmacitë e natës, vetëm dy për 1 milion banorë
Ashtu si të gjitha llojet e bizneseve edhe aktiviteti farmaceutik operon me të njëjtat orare. Farmacitë e kryeqytetit janë të hapura 8 orë, 12 orë apo 16 orë. Vetëm 2 nga farmacitë e kryeqytetit japin shërbim farmaceutik 24 orë në 24.
Problemin e ka vendosur në dukje Autoriteti Shëndetësor Rajonal, pas kontrolleve të kryera nga inspektorët e kësaj strukture, në tre muajt e parë të vitit 2009, ka dalë në përfundim se shërbimi farmaceutik gjatë orëve të vona të natës gjendet me vështirësi.
Në një qytet ku jetojnë mesatarisht 1 milion banorë tregtojnë barna gjatë natës vetëm dy farmaci. "Problem tjetër i konstatuar gjatë kontrolleve ishte shërbimi "farmaci roje nate" që aktualisht mbulohet vetëm nga dy farmaci që nuk mund të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për këtë shërbim", ka sqaruar Autoriteti Shëndetësor Rajonal, i qytetit të Tiranës. ASHR u ka bërë thirrje subjekteve farmaceutike që duan të ofrojnë këtë shërbim, se pranë saj do të gjejnë gjithë konsulencën dhe lehtësirat e duhura me qëllim që të shtohet numri i farmacive që punojnë natën.
Farmacitë
Kryesisht farmacitë që nuk japin shërbim më shumë se 12 orë, janë ato që ndodhen përreth spitaleve. Ndërkohë që një pjesë e mirë e barnatoreve që rrinë 8-10 orë të hapur janë pranë qendrave shëndetësore apo edhe klinikave private.
Kontrollet e Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë gjetur në gabim disa prej farmacive të kryeqytetit. Përgjatë inspektimeve të specialistëve të ASHR-së, është marrë konkluzioni se më shumë se gjysma e farmacive të kontrolluara nuk kanë lejen higjieno-sanitare. Kjo do të thotë se ruajtja e ilaçeve, hapësira e ndarjes së barnave sipas cilësisë veprimit dhe kritereve të përcaktuara, nuk bëhet në mënyrë të saktë.
Por jo vetëm kaq, 3 farmaci prej tyre janë mbyllur për të mos u hapur më të paktën për dy vjet, derisa subjekti privat të ketë përmbushur të gjitha kërkesat dhe të marrë të drejtën e rilicencimit nga Drejtoria e Licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu, janë gjobitur me vlerën 200 mijë lekë të reja katër farmaci të cilat nuk kishin dokumentacion dhe nuk plotësonin kushtin për punësimin e një drejtuesi teknik, i cili të ishte diplomuar për sektorin e farmaceutikës.
Urgjencat natën
Rastet kur kemi shqetësime shëndetësore, kur na nevojiten barna apo qetësues, këshillohet që pacientët t‘i drejtohen shërbimit të urgjencës. Por nga ana tjetër kur spitalet janë në gjendje të vështirë dhe nuk kanë ilaçe apo medikamente, atëherë nevojitet shërbimi farmaceutik 24 orë në 24.
Veç kontrollit për hapësirën e farmacive, kushteve të tregtimit të barnave, kompetencë e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, farmacitë kontrollohen edhe për cilësinë e ilaçeve. Qendra Kombëtare e Tregtimit të Barnave brenda një viti ka ndëshkuar rreth 50 farmaci për mosplotësim dokumentacioni, probleme të drejtuesit teknik, për shitje dhe tregtim të barnave pa pullë dhe për probleme me licencimin e aktivitetit.