E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, jo Realit: Jam në klubin e duhur

Kristiano Ronaldo i ka dhënë një shpresë të gjithë tifozëve të Mançester Junajtid, që dëshirojë qëndrimin e portugezit në Angli, në vend që të pranojë ofertën e Realit të Madridit. Në "Friday Football Shoë" të "70 Sport", Ronaldo ka thënë: "Nuk është fat që tre nga katër gjysmëfinalistët e Champions League janë anglezë; Kjo vjen pas faktit se Premier League është kampionati më i fortë, më kompetitiv, me lojtarët më të mirë. Jam shumë i kënaqur këtu dhe pëlqej të luaj në këtë kampionat: Dua të fitoj shumë trofe me bluzën e Junajtid. Për momentin mendoj se jam në klubin e duhur, ku dua të fitoj edhe sezonin e ardhshëm", përfundon ylli i Mançesterit Kristino Ronaldo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›