Dhuratë një ëngjëll blu
Autori i Lajmit: Redaksia
“Melodia e engjëllit blu” është romani më i ri i Kristina Hitës. Shkrimtarja e re dhuron një ëngjëll blu për lexuesit, ndërsa tregon diçka më shumë mbi këtë roman. Kristina Hita na e paraqet këtë roman si një medalje, me dy anët e saj. Në kuptimin e parë romani përfaqëson një punim artistik, të cilin, një nga personazhet kryesorë, Danieli, ia dhuroi Viselës në ditëlindjen e saj. Me anë të këtij gjesti ai arriti të konkretizonte ndjenjat që ushqente për të. “Engjëlli blu”, dikur shenjë e dashurisë së gjyshërve të tij, në pamje të parë, të jepte përshtypjen e skulpture të bukur engjëlli me krahë të mëdhenj e të hapur ngjyrë blu, por në fakt ishte një kuti muzikore. Në pjesën e majtë (aty ku supozohet të ndodhej zemra) kishte një çelës të vogël, të cilin sa herë e rrotulloje, bënte të mundur që nga engjëlli të dëgjohej një melodi e lehtë, e ëmbël, thuajse hyjnore. Në kuptimin tjetër, pra në atë filozofik mund të analizohet vetëm në qoftë se ndalojmë në çdo fjalë të titullit në mënyrë që të zbërthejmë domethënien e tyre simbolike. Fjala “melodi” të krijon gjithmonë atë efekt emocional që të kujton paqen dhe harmoninë. Ndërkohë, të gjithë e dimë se “engjëlli” përfaqëson mbrojtjen. Fjala e fundit, “blu” është marrë me kuptimin e blusë së errët e të thellë të oqeanit, që bart në vetvete misterin dhe aty ku ka mister, ka edhe frikë…frikë nga e panjohura. Kështu, po të bëjmë një lidhje logjike të këtyre fjalëve me njera-tjetrën, arrijmë të formulojmë qartë dhe drejt mesazhin që kam dashur të përcjell me këtë libër: Mbroni paqen që fshihet në sfond të misterit dhe frikës në këtë sistem ekzistencialist njerëzor…Në këtë roman, fillimisht tregohet mënyra e jetesës së disa adoleshentëve normalë që ishin prej vitesh miq për kokë dhe si të tillë, për t’u ndjerë më pranë, e thërrisnin njëri-tjetrin motër ose vëlla. Por…gjërat shumë shpejt do të ndryshojnë…Dikujt i errësohet shikimi nga egoizmi i tepruar, dikush lufton me vetveten që e shkuara të mos i shkatërrojë të tashmen, dikush vuan nga ndjenjat e ndrydhura e dikujt i duhet të sforcojë një buzëqeshje të shtirur, sa herë që shikon dashurinë e jetës së vet me dikë tjetër…pikërisht me shoqen më të ngushtë…Jeta e Viselës, personazhit kryesor, nuk do të jetë më e njëjta, në momentin kur Danieli shpërngulet në qytetin ku ajo banon. E shikon në sy dhe beson me gjithë shpirt se e ka njohur edhe më parë, gjë me të cilën, tregohet se ata të dy kishin lindur për njëri-tjetrin. Mirëpo…një e vërtetë e madhe do të dalë në shesh dhe do të grisë brutalisht qetësinë e prajshme…Visela nuk është si të gjithë adoleshentët e tjerë të moshës së saj. Ajo zotëronte fuqitë e një emopo-je (nga anglishtja:emotions power”), pra që është e aftë të kontrollojë gjithçka që e rrethon me anë të emocioneve të fuqishme që arrin të ndiejë. Kur ajo ishte rreth një vjeç, e ëma e saj, Maria doli në duel me Eliotin, një emopo tjetër, ku në përballje, humbën jetën të dy. Qëllimi i gjithë kësaj qëndronte pikërisht tek fakti se Maria kishte “formulën e jetës”, e cila mund të të bënte të pavdekshëm ose të ringjallte të vdekurit. I ati i Eliotit, u betua për një hakmarrje të pamëshirshme kundër familjes së saj dhe si rrjedhojë, gjyshja e Viselës, u largua bashkë me të në një qytet tjetër. Por…sado që të vraposh apo të fshihesh…vetëm diçkaje nuk mund t’i shpëtosh dot: fatit. Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, e shkuara kthehet dhe u rrezikon seriozisht të tashmen. Vëllai i Eliotit, ose më saktësisht…Danieli, shkon në qytetin ku ato të dyja jetojnë, me të vetmin mision: të gjejë formulën, për të cilën ai dhe i ati i tij dyshonin se ishte në duart e Viselës dhe pasi ta bënte këtë…ta vriste atë. Mirëpo…jo çdo gjë ecën sipas planit... Gjithë ato vite, gjatë të cilave ai ishte stërvitur në mënyrë që mllefi dhe urrejtja t’i jepnin forcë për të realizuar qëllimin, hidhen poshtë me shpërfilljen më të madhe kur ai shikon në sytë e Viselës. Kështu, vrasësi bie në dashuri me objektivin; kështu dashuria mposht çdo ndjenjë tjetër të errët; kështu dalin edhe rreziqe apo probleme të tjera…Në këtë roman vihen në paralel jetët e shumë personazheve. Njëri prej tyre, që në pamje të parë të jep përshtypjen e një personazhi dytësor, në fakt luan një rol tejet të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Çarlin e çmendur, të krisurin e qytetit, i cili kishte dhuntinë për të parashikuar të ardhmen. Ai endej gjithmonë rrugëve dhe u drejtohej njerëzve duke përdorur një formë të veçantë artistike të artikulimit të fjalës në vargje. Megjithatë, askush nuk ia vinte veshin. “Fundja, çfarë nuk sajon mendja e sëmurë”.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009