Kuotat e reja Master, aplikimi deri më 20 nëntor
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Afatet e aplikimit për programet Master i Nivelit të Dytë në Universitetin e Tiranës do të vazhdojnë deri më datë 20 të këtij muaji. Burime zyrtare nga UT-ja bënë të ditur dje datat e pranimit të dosjeve për çdo fakultet. Kështu sipas të dhënave në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranimi i dosjeve pranë sekretariateve ka filluar dhe afati i fundit i aplikimit është data 16 nëntor.
Drejtësia
Në Fakultetin e Drejtësisë pranimi i dosjeve të aplikimit ka nisur më datë 4 nëntor dhe do të përfundojë më 18 nëntor. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, aplikimet kanë nisur më 2 nëntor dhe përfundojnë më 20 nëntor. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë aplikimet kanë përfunduar dhe janë shpallur fituesit, të cilët duhet të regjistrohen deri më 16 nëntor për të nisur studimet në Masterat e Nivelit të Dytë të ofruara nga ky fakultet.
Ekonomiku
Në Fakultetin e Ekonomisë janë përcaktuar të gjithë personat që kanë të drejtë të japin testin e pranimit në programet e Masterit, ndërsa testimi do të kryhet më 21 nëntor. Përsa i përket Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka përfunduar procedura e aplikimit.
Kriteret
Aplikimet në programet Master i Nivelit të Dytë në Universitetin e Tiranës zhvillohen sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga çdo fakultet. Si pasojë, datat, dokumentet dhe mënyra e përzgjedhjes është e ndyshme në varësi të vendimeve të marra nga dekanatet përkatëse. Këtë vit ndryshe nga një vit më parë është vendosur mesatarja për pranimet në programet Master. Për disa fakultete limiti i mesatares është vednosur 7-të dhe për disa të tjera mbi 8-të.
Kuotat/Tarifat
Në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë u bë edhe një herë rishpërndarja e kuotave e pranimit për Diplomat e Nivelit të Dytë dhe Masterat e Nivelit të Parë. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të dytë i cili modifikon VKM-në nr. 984, datë 30 shtator 2009. Vendimi i fundit i qeverisë lidhur me kuotat për Master, rishpërndan edhe njëherë kuotat e pranimeve në programet e studimeve për Masterat e Nivelit të Parë dhe Diplomat e Nivelit të Dytë duke shtuar edhe 500 kuota të reja. Gjithashtu janë miratuar dhe tarifat e shkollimit si dhe kriteret për të ndjekur programet e studimit të ciklit të dytë, ku tarifa vjetore për këto programe arrin nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë të reja në vit.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009