E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigella Sativa, fara që shëron sëmundjet më të vështira

Autori i Lajmit: Redaksia
Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen. Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.

Meritat që i njohin bimës, mjekët e lashtë

Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh të yndyrshme bazë. Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksidi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine. Mjeku i lashtë grek, Destordhiris thoshte: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek nënat gjidhënëse”. Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 428 Hixhri), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë: “Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumoret flegmatikë dhe të ngurtë. Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar. Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë. Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.” Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Ëormëood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë...”

Kërkimet shkencore për vetitë antikanceroze

Janë bërë disa kërkime shkencore për të vërtetuar se fara e zezë ka veti antikancerore dhe forcuese të sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.
Mjekët e specializuar në bimët natyrale këshillojnë për përdorimin e farës së zezë ashtu si është, duke e bluar dhe e përdorur menjëherë pas bluarjes dhe jo të lihet e bluar, sepse vaji avullues që ajo përmban, avullon shpejt dhe kështu i ikin të gjitha vetitë shëruese. Kurse vaji i farës së zezë që ekziston sot në treg nuk ka vetitë kuruese që mund të përmenden, sepse ai është vetëm vaj i qëndrueshëm, kurse vaji i avullueshëm ka avulluar gjatë fabrikimit të tij. Fara e zezë e bluar mund të përdoret e përzierë me mjalt, apo duke e tretur në ujë apo në qumësht. Ky është përdorimi më i mirë i farës së zezë. Mënyra më e thjeshtë për marrjen e farës së zezë është duke vendosur një lugë nga fara e zezë në një pjatë me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo është pjata më e dobishme e mëngjesit dhe e mbrëmjes.

Kujdes!

Përdorimi i farës së zezë për sëmundje serioze dhe të komplikuara, duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun specialist në bimët mjekësore, me qëllim që të arrihet suksesi sa më i plotë dhe i shpejtë, si dhe për të parandaluar ndonjë komplikim apo efekt anësor të mundshëm, sidomos me përzierjen e farës së zezë me bimë të tjera mjekësore.

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:

-Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturë së trupit.
- Fara e zezë ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.
- Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.
- Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme.

Përdorimi i farës së zezë për sëmundje specifike

1. Dhimbje kokë ose migrena: Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.
2. Sëmundjet reumatizmale: Marrja e dozës orale ditore dhe aplikim në pjesët me dhembje dy herë në ditë për rreth tre muaj.
3. Diabeti: Marrja e dozës ditore orale dhe një gotë çaji ‘santonica’ të zier.
4. Imuniteti i fëmijëve: Marrja e dozës orale ditore për tre muaj.
5. Çlirim për sëmundjet e hundës: Tri luge çaji çdo ditë për një javë si dhe masazh për pjesët e sëmura.
6. Ulja e kolesterolit në gjak: Marrja e dozës orale ditore dhe largimi nga ngrënia e yndyrave (për efekt të uljes së peshës).
7. Contusions dhe propodiplegia: Marrja e dozës orale ditore dhe masazh i pjesës së dëmtuar për pesëmbëdhjetë minuta dy herë në ditë.
8. Stomaku dhe ulçera: Marrja e dozës orale ditore, kufizimi i të ngrënit të ëmbëlsirave dhe frutave agrume. Këshillohet testimi i hormoneve tiroide dhe masazh i jashtëm dhe ngrënia e shegës bashkë me lëkurën e saj të brendshme.
9. Në raste ftohjeje, marrje fryme, kollë: Në një gotë uji me çaj dhe sheqer hidhet një lugë kafe vaj fare të zezë dhe pihet para se të bini në gjumë dhe vendoset dhe një kompresë e ngrohtë në kraharor; qetësohesh menjëherë.
10. Për kurimin e infeksioneve të zemrës dhe ngushtimin e venave: Pihet vazhdimisht vaji me çfarëdo pije të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e yndyrave, zgjerimin e damarëve dhe arterieve.
11. Për sëmundjet e lëkurës dhe lebrozës: Lyhet vendi i prekur nga sëmundja me uthull molle dhe më pas lyhet me vajin e farës së zezë për 15 ditë.
12. Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale, nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë pemë mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur

-Ndihmojnë metabolizmin e trupit
-Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
-Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
-Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
-Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet
-Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
-Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
-Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër
-Ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve
-Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë

Bima që redukton rrezikun e tensionit dhe zemrës

Njerëzit me çrregullim të metabolizmit dhe alergjikët gjejnë shërim të plotë

Fara e zezë (Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit. Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës përëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Fara e zezë

Megjithese kjo bimë e ka marrë emrin habtul bereke (fara e bekuar) për shkak të vetive të saja kuruese ajo është e quajtur me shumë emra si: fara e zezë, nigella sativa, habbetus-sevda, etj... por megjithatë emri më i përdorur është “fara e zezë”.

Megjithëse në vendet arabe përdorimi i saj është i mirënjohur, në Shqipëri apo në viset e ndryshme shqiptare kjo bimë gati nuk njihet apo nuk është bërë si ilaç i praktikueshëm në ambjentet familjare apo edhe tek ato të mjekësisë popullore. Megjithëse ajo përmban fuqi kuruese shumë të mira ashtu siç po vlerësohet nga të gjithë institucionet perëndimore të cilat tani kanë filluar ta perdorin këtë bime për të kuruar sëmundje të ndryshme. Për këtë bimë, Pejgamberi, Muhammedi salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ka sherim te fara e zezë për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes”. çSahih el-Buhari: 5688]

Nigela sativa ose fara e zezë besohet të jetë indigjene ndaj zonës mesdhetare por është e kultivuar në vende të tjera të botes duke përfshirë Arabinë Saudite, vendet afrikano-veriore dhe pjesë të Azisë.

Farat e zeza janë të vogla dhe me qime dhe jo më tepër sesa 3mm në gjatësi, farat e zeza origjinojnë nga bima euroaziatike (Foeniculum vulgare) ose (Nigela sativa) nga familja e Ranunculaceae.

Bima i ndan gjethet në menyrë të përkryer me lulet e bluta, të bardha dhe vishnje. Lulet rriten në deget e saja ndërsa gjethet rriten për kundër njëra tjetrës në çifte. Gjethet e saja të poshtme janë të vogla ndërsa gjethet e saja sipër janë të gjata (6-10 cm). Kërcelli i saj rritet deri ne 34 -39 cm ndërsa frutet e saja, farat e zeza, piqen.

Nigela sativa riprodhohet me veten e saj dhe formon një frut në formë kapsule e cila përmban shumë fara trigonale të bardha. Kur frutet e kapsulës piqen, ajo hapet dhe farat që ajo permban i ekspozohen ajrit, duke u bërë të zeza në ngjyrë (farat e zeza).

Historia e farës së zezë

Fara e zezë (nigela sativa) është zbuluar në varrin e mumjes Tutankhamon duke lënë për të kuptuar që ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në praktikat e lashta të Egjyptit. Megjithëse roli i saj unik në kulturën egjyptiane është i panjohur.

Diocoredes, një doktor i lashtë grek i shekullit të parë e ka regjistruar farën e zezë si një shëruese e dhimbjeve të kokes, dhimbjeve të dhëmbëve, rrjedhjeve të gjakut nga hundët dhe krimbat e zorrëve. Grekët e lashtë gjithashtu e kanë përdorur si një diuretik për të ndihmuar në kohën e menstruacioneve si dhe për të shtuar prodhimin e qumështit.

el-Biruni (973-1048), i cili kompozoi një ilaç mbi origjinat e ilaçeve indiane dhe kineze, përmend që fara e zezë është një lloj fare e quajtur el-Uanak në dialektin Sigzi.

Ibën Sina (980-1037), në më të famshmit nga volumet e tij, i quajtur “Kanuni i mjekësisë” i shikuar nga të tjerët si libri më i famshëm në tërë historinë e mjekësisë, i referohet fares së zezë se “...stimulon energjinë e trupit dhe ndihmon në ripërtëritjen nga lodhja..”.

Fara e zezë është gjithashtu e përmendur në listen e ilaçeve natyrale në librin el-Tib el-Nebevi nga Ibën Kajjim el-Xheuzijje (Mjekësia e Pejgamberit) dhe sipas traditës profetike: ”përdoreni farën e zezë sepse në te ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Kjo referencë profetike në pershkrimin e farës së zeze si “ka nje sherim per çdo semundje” shihet nga kërkimet e tanishme që kanë provuar fakte të mjaftueshme që tregojnë se fara e zezë permban një aftësi të madhe për të ngritur sistemin mbrojtës- nëse përdoret vazhdimisht. Fraza profetike ”përdoreni faren e zezë” gjithashtu thekson përdorimin e vazhdueshëm të farës së zezë.

Përbërja primare e farës së zezë

Ashtu si fakti i prezantuar në ketë seksion që do të tregojë, është shumë e mundsme që ashtu siç shkenca e mjekësisë mëson vazhdimisht rreth farës së zezë, një ose më tepër përbërës aktiv mund të kombinohen në një recete farmaceutike për kushte të veçanta. Nëse kjo ndodh, është gjithashtu e mundshme që fara e zezë mund të përzihet me kimikate dhe kështu të bëhet një ilaç shumë më i fuqishëm.

Ndërsa është e disktueshme që përzierja me kemikate mund ta shtojë efektivitetin e farës së zezë në trajtimin e disa kushteve specifike, principet shëruese të farës së zezë në formën e saj të pastërt, në formën e saj natyrale duhet të mirren si të sakta.

Fara e zezë në formën e saj të kompletuar, formën natyrale vepron në mbështetje të procesit shërues të vetë trupit në tejkaliminm e sëmundjes ose përmbajtjen e shëndetit. Vepron mbi pjesë ose sistemin e trupit pa e shqetësuar në vende të tjera.

Efekti ushqyes i kombinimit të farës së zezë dhe vlerës mjeksore jo vetëm që e ndihmon atë të çlirohet nga kushtet e tashme por gjithashtu e ndihmon ndërtimin më tej të rezistencës kundër sëmundjeve të ardhshme.

Ndërsa faktet historike sugjerojnë që përdorimi i farës së zezë është për një numër të gjërë sëmundjesh, këtu përmendëm vetëm disa prej kërkimeve më të fundit mbi farën e zezë.

Veçanërisht ata që merren me tregi duhet të sjellin ne vendet tona nga kjo bimë. Kjo bime po ashtu shitet në produkte të shumta si vaj, erëza çaji, sapunë për fytyrë. Ka plotë rrjete në internet që e shesin këtë bimë në këto produkte të cilat janë shumë të mira për shëndetin por gjithashtu janë një sunnet i të Dërguarit të Allahut.

Për shtjellime të më tejshme të dobive të kësaj bime referohuni tek Librat e Ibën Kajimit dhe Sujutit të cilët flasin për mjekësinë e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem.

Ky lajm është publikuar: 11/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›