Ish-të përndjekurit politikë, 15 mijë dosje pa u hapur
Autori i Lajmit: Redaksia
Dhjetëra të përndjekur politikë mes tyre edhe të moshuar përplasen çdo ditë pranë dyerve të Ministrisë së Drejtësië dhe Shoqatës së Ish të Përndjekurve në pritje të një përgjigje për marrjen e dëmshpërblimit të tyre. Ata ankohen për zvarritje të procesit të dëmshpërblimit dhe për mungesë informacioni përsa i përket dokumentacionit të kërkuar për plotësimin sa më të saktë të dosjes. Ndërkohë prej më shumë se dy javësh vazhdon greva e urisë për 6 të burgosurit politikë të cilët janë vendosur në oborrin e Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në pritje të zgjidhjes së kërkesave të tyre.
Dosjet
Sipas të dhënave nga Shoqatat e të Përndjekurve Politikë mësohet se janë 22 mijë dosje në total të cilët duhet të marrin dëmshpërblimin sipas dënimit që kanë kryer, ndërkohë që vetëm 7 mijë prej dosjeve janë hapur deri më tani, dërkohë kanë mbetur pezull 15 mijë të tjera. Këta të fundit janë në pritje të publikimit të emrave por tregojnë se kanë pasur probleme me dokumentacionin dhe se numri i dosjes së tyre nuk figuron i regjistruar në kompjuter.
Fondi
Ndërkohë nga ana e qeverisë është deklaruar deri më tani një rritje e fondit për kompensimin e ish-të dënuarve deri në vitin 2012. Sipas të dhënave rezulton se këtë vit dhe më 2010-ën do të vihen në dispozicion të këtij procesi 2 miliardë lekë. Ndërsa në vitin 2011 dhe 2012 kjo shumë do të rritet në 3 miliard lekë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, qeveria kishte planifikuar 1 miliard lekë për këtë proces. Pas propozimeve të bëra për shtimin e këtij fondi, qeveria vendosi që të akordojë edhe 1 miliard lekë të tjera nga të ardhurat e përfituara prej privatizimeve të bëra në fund të vitit 2008.
Ndarja e lekëve
Aktualisht ka nisur ndarja e lekëve për përfituesit ish-të dënuar politikë. Qeveria ka miratuar tre lista zyrtare me emrat e ish-të përndjekurve dhe është ne proces të miratimit të emrave të rinj. Ndarja e parave të kompensimit ka nisur për listat e miratuara dhe sipas ligjit vetëm me një pjesë të përfitimit, e cila derdhet në llogarinë bankare të hapur nga vetë i interesuari.
Dokumentacioni
Qytetarëve u duhet të plotësojnë në mënyrë sa më korrekte dokumentacionin e tyre, në të kundërt nuk do të marrin atë që ligji u ka caktuar të përfitojnë. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe saktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave. Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm, pasi ish-i dënuari është përfshirë në listën e VKM-së dhe nuk ka asnjë kompetencë apo funksion për procedurat përpara daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave për pagesat individuale.
Përzgjedhja
Neni 12 i ligjit përcakton se, në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 milion lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 mijë lekë të reja. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.
Depozitat
Depozitat e çelura sipas nenit 15 të këtij ligji mund të kërkohen nga të interesuarit deri në 3 vjet nga çelja e tyre. ”Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara sipas nenit 14, llogaria transferohet drejtperdrejt në Thesarin e Shtetit, sipas një rakordimi paraprak të kryer nëpërmjet bankës së nivelit të dytë dhe Ministrisë së Financave", thekson ligji.
Kërkesat e të burgosurve politikë
1. Për 18 vjet me radhë të përndjekurit politikë nuk po rehabilitohen dhe nuk po dëmshpërblehen, duke konstatuar në këtë mënyrë shkeleje mbi dinjitetin dhe të drejtat që mbrohen nga Konventat Evropiane e të Drejtave të Njeirut dhe Kushtetuta jonë.
2. Me ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991, na jepet pafajësia dhe të drejtat që rrejdhin prej saj (Konventa e të Drejtave të Njeriut , protokolli 7, neni 3).
3. Me ligjin nr.7748, datë 29.07.1993, na jepet e drejta e statusit politik që siguron dëmshpërblimin dhe rehabilitimin e të përndjekurve politikë. Mbas kësaj periudhe konstatohet se u zbeh vullneti politik dhe këto ligje mbetën pa u zbatuar).
4. Me ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste, ruhet parimi Leninist i së drejtës; “ E drejta është dëshirë e klasës në fuqi”. Në zbatim të nenit 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventave Evropiane, mjafton vërtetimi i pafajësisë për të marrë dëmshpërblimin ligjor në mënyrë të menjëhershme.
5. Sot ne na kërkohen pafundësi dokumentesh që merren në arkivat e shtetit për ti dorëzuar përsëri në shtet. Ky është diskriminim me ligj duke nëpërkmëbur dinjitetin tonë.
6. Në bazë të nenit 57 të Kodit Penal, një ditë hetuesi është e barabartë me 1.5 ditë burgim. Ky fakt nuk gjen zabtim në këtë ligj.
7. Diskriminimi vazhdon. Ditët e fituara me punë mbi detyrim, të njohura si ditë vuajtje dënimi nga diktatura, zbriten në mënyrë të paligjshme.
8. Formula matematikore (shtojca në ligjin 9831) ku dënimi ka bashkim nenesh, i paarsyetuar dhe paprecedent diskriminon të dënuarit politik. Ligji në fjalë nuk lë hapësirë rigjykimi kur dihet se gjykimet në diktaturë janë bërë politike dhe pa mbrojtje (avokat), në kundërshtim me të gjitha Konevntat Ndërkombëtare për të Dreajtat e Njeriut.
9. Dëmshpërblimi i shpërndarë në 8 vjet nuk njeh interesin bankar në kundërshtim me nenet 50 dhe 54 të Kodit Civil.
10. Letrat me vlerë na zbriten në vlerë 100 %, me vlerën nominale kur dihet në treg vlera e tyre minimale dhe dikriminuese. Në ligj flitet vetëm për zbritjen e vlerave monetare dhe jo të letrave me vlerë. Në llogaritjen përfundimtare zbriten dhe vlera monetare e shtëpive të dhëna falas.
11. Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 nuk është zbatuar neni 32 që detyron Këshillin e Ministrave që brenda 15 mujave të saktësojë faturën financiare të dëmshpërblimit dhe skemën përfundimtare 8-vjeçare të shpërndarjes së fondeve.
12. Ne konstatojmë se pasuria komëbtare është privatizuar nga ish-nomenklatura e lartë komunsite në mënyrë korruptive.
13. Në postet shtetërore punojnë njerëz që bien ndesh me ligjin mbi pastërtinë e figurvae (rekomandim nga Raporti i Komitetit Evropian, faqe 8, viti 2009). Të largohen të gjithë presekutorët tanë që punojnë në gjykata, prokurorë, noterë etj. Të kërkojmë dekomunizmin e jetës shoqërore dhe historisë duke u kthyer në vlera reale kombëtare.
14. T’ju kthehehn ose kompensohen të gjithë pasuritë e konfiksuara të të përndjekurve politikë në bazë të ligjit 7514, datë 30.09.1991 (vazhdon diskriminimi).
15. Të zbatohet Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut në mënyrë rigoroze dhe pa diskrimnimim
16. Ne, me këtë veprim sensibilizojmë të gjithë popullin shqiptar, mediat, ambasadat, etj për shklejet e të drejtave tona të njohura me ligj dhe nga Konevntat Evropiane. Kërkojmë fitimin e këtyre të drejtave dhe solidarizimin në mbështetje me veprimin tonë sakrifikues.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009