Permbytjet e Maliqit investohet per thellimin e Devollit
Këtë vit janë investuar 34 milion lekë për katër projekte në veprat kulluese dhe ujitëse të Fushës së Korçës dhe të Maliqit. Dy prej tyre kanë pasur qëllim thellimin e shtratit të Lumit Devoll përgjatë Fushës së Maliqit, ndërkohë që përfundoi edhe faza e dytë e rehabilitimit të Digës së Zëmblakut. Këto investime sipas specialistëve, por edhe fermerëve kanë ulur ndjeshëm mundësinë e përmbytjes së tokave të mbjella në të dyja brigjet e lumit.
“Realizuam thellimin e shtratit të lumit të Devollit, në mënyrë që pjesa fundore e shtratit të riparohet, zgjerohet, thellohet në mënyrë që të përballojë ujërat nga rreshjet e shumta që mund të ndodhin gjatë dimrit. Me këto masa që kemi marrë, shpresojmë që përmbytjet që ndodhën të mos ndodhin më”, tha Pëllumb Tuxhari, drejtor i bordit të kullimit në Korçë.
Investime për sistemet ujitëse dhe kulluese në fushën e Korçës e të Maliqit ruhen dhe mirëmbahen edhe nga vetë fermerët dhe shoqatat e ujitjes, të cilat në verë shfrytëzojnë rezervat për ujitjen e prodhimeve bujqësore, ndërsa në dimër, duke penguar vërshimin e ujërave mbrojnë tokat nga përmbytja dhe digën e Zëmblakut nga gërryerjet e Lumit Devoll.
Jorgjeta Gjançi