Bypass-i i Fierit kompania shpjegon projektin
Ndërtimi i bypass-it që do të lidhë autostradën Tiranë – Lushnje me atë Levan-Tepelenë do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 50 në 15 minuta si do të ketë një infrastrukturë të parametrave europianë. Kompanitë e kontraktuara për këtë projekt kanë prezantuar përparësitë dhe problematikën e zbatimit të tij e cila kryesisht ka të bëjë me pronat pasi gjurma e rrugës kalon në 626 prona private dhe 6 objekte banimi.
“Bypass-i i Fierit do të jetë një rrugë interurbane që do të ketë një gjatësi prej 22 km nga Mbrostari deri në Levan me një gjerësi prej katër korsish. Projekti parashikon ndërtimin e tre urave dhe katër kryeqëzimeve, dy gjysmë kryqëzimeve dhe 21 nënkalimeve. Shpejtësia e lëvizjes së lejuar do të jetë 120 km duke e bërë rrugën për përshkrueshme për 15 minuta, nga 50 minuta që është aktualisht”, tha Francesco Rozati, përfaqësues i kompanisë së ndërtimit.
“Ne si bashki jemi shumë të interesuar që ky projekt të fillojë sa më parë, për impaktin e rëndësishëm që ai do të ketë në zhvillimin e qytetit nga pikëpamja urbane, ekonomike dhe sociale. Ai ka një rol të rëndësishëm në të gjithë rajonin e Fierit”, tha Flamur Mato, nënkryetar i bashkisë së Fierit.
Kompania që kanë bërë vlerësimin e impakteve të rrugës ka përfshirë në project edhe ndërtimin e një rruge prej 4 kilometrash që do të lidhë Apolloninë me bypassin e Fierit si dhe ngritjen e nje pike informacioni turistik në afërsi të parkut të Apollonisë.
Aleksandër Nushi