E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekstet falas femijet rome ne Korce ende pa libra

Vendimi i qeverisë për shpërndarjen e librave falas për një kategori fëmijësh ku hyjnë fëmijët e familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, të familjeve me prindër të divorcuar, invalidë minoritarë etj,  në shkollën  9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë nuk ka gjetur zbatim edhe tre javë pas fillimit të vitit shkollor.

348 nxënësit e kësaj shkolle janë të komunitetit rom dhe egjiptian pjesa më e madhe e të cilëve në gjendje të vështirë ekonomike prej tre javësh vazhdojnë të  presin dhurimin e librave dhe të shkojnë në shkollë vetëm me një fletore.

“S’i kam blerë as libra, asgjë. Djali me plaçkat e vjetra, ashtu siç ishte, me ato është. Unë nuk kam. Kam vetëm pensionin që është 128 mijë lekë”, thotë gjyshja e një fëmije të braktisur nga prindërit.

Burime nga drejtoria e shkollës bëjnë të ditur se shpërndarja e librave falas nuk është kryer për shkak të një problem financiar që gjithsesi duhej të ishte zgjidhur me interesimin e kësaj drejtorie ashtu si në 9 shkollat e zonës së Prespës ku nxënësit e komunitetit maqedon i kanë marrë falas librat që ditën e parë të shkollës.

Jorgjeta Gjançi                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›