Di Caprio zgjidhet për të interpretuar Leninin
Leonardo di Caprio është aktori ideal për të mishëruar Vladimir Leninin. Shfaqet pa dyshime për zgjedhjen e tij, regjisori rus Alexander Borojanski që aktualisht po punon për skenarin e filmit të titulluar “Lenin’s Bain” (Truri i Leninit) në të cilin dëshiron të luajë Di Caprio si zgjedhja e duhur përsa i përket ngjashmërisë fizike. “Kam krahasuar fotografitë e Di Caprios me fotofrafitë e liderit të revolucionit bolshevik kur ishte ende i ri dhe ngjashmëria është mahnitëse”,- ka pohuar regjisori për agjencinë e lajmeve Interfax. “Ai mund ta sjellë Leninin në ditët e sotme edhe pa u trukuar fare”. Duke u nisur nga projekti që sapo ka filluar, producentët kanë menduar të flasin më parë me agjentët e aktorit amerikan. “Lenin's Brain”, për të cilin Borojanski sapo ka filluar të shkruajë skenarin, rrëfen historinë e një grupi shkencëtarësh të impenjuar për krijimin e klonit të Leninit për të udhëhequr revolucionin komunist në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004. Politikani komunist Lenin ka vdekur në vitin 1924. Ndërkohë sipas gazetës britanike “The Sun” , ylli i filmit “Titanic” po zhvillon bisedime për të luajtur rolin kryesor për filmin “Lenin’s Brain”.
Demi Moore provon të jetë regjisore
Pas një pushimi të gjatë, Demi Moore ka bërë një lëvizje sekrete prapa kamerës duke u shndërruar nga aktore në regjisore. Mëseohet se Moore është duke u marrë seriozisht me regjinë e serialit, “Reel Moments”. Kanë qenë të shumta komplimentet në adresë të aktores të famshme duke e cilësuar atë si të guximshme dhe me pot energji poitive. Aktorja Brittany Snow është shprehur: “Demi ka një kontroll të plotë mbi vetveten. Gjatë xhirimeve ajo ka qenë me xhinse dhe bluzë, pa makijazh. Ka qenë shumë e zakonshme. Ajo është shumë e talentuar dhe një regjisore mrekullueshme”. Aktorja që ka interpretuar me sukses filmin “Ghost” është martuar me aktorin Ashton Kutcher. Megjithatë ajo nuk është e para që provon veten në regjisurë. Jennifer Aniston dhe Gëyneth Paltroë kanë bërë të njëjtën gjë më herët.
6 Gusht 2008