E Shtunë, 31 Tetor 2026

Longoria kundër veshjeve seksi të “Shtëpiake të Dëshpëruara”



Eva Longoria pas përfundimit të serialit të sukseshëm “Desperate Houseëives” (Shtëpiake të dëshpëruara), ka rrëfyer se ajo shpesh refuzonte të vishte të brendshmet që i ishin zgjedhur për rolin pasi ato ishin shumë seksi dhe e bënin të ndihej në siklet.
“Gjithmonë kam thënë: ‘Mos është e tepërt?’ Megjithatë kam provuar shumë veshje të brendshme, por edhe kam refuzuar shumë prej tyre. Në jetën e përditshme nuk më pëlqen të vishem si karakteri im”,- ka shpjeguar aktorja. Longoria ka luajtur rolin e Gabrilelle Solis e cila shfaqej si një femër joshëse që arrinte gjithmonë atë që dëshironte. ”Shtëpiake të dëshpëruara rikthehet për sezonin e pestë në SHBA më 28 shtator. Aktorja e njohur në këtë sezon do të vijë ndryshe, dhe për këtë asaj i duhet të shtojë në peshë për të arritur një figurë më të plotë. Eva Longoria është martuar me basketbollistin, Tony Parker.

Eva Mendes, reklamon e zhveshur për Calvin Klein

Erotizëm, skena joshëse dhe poza sensuale. Kështu është shfaqur Eva Mendez në reklamën e re për parfumin “Secret Obession” të Calvin Klein. E xhiruar në bardhë e zi, tashmë e gatshme për tregun, paraqet modelen kubaneze në versionin seksi dhe tërësisht nudo. “Mes dashurisë dhe marrëzisë zgjedh opsesionin” pëshpërit Eva poshtë çarçafëve me flokët e shkujdesur dhe zërin prekës.
E drejtpërdrejtë dhe pasionale, në këtë publicitet Eva jepet e tëra duke bërë të rriten temperaturat. Lëvizjet dhe gjestet e saj janë aq turbulluese saqë të duket sikur parfumi është shpërndarë gjithkund. Ky spot publicitar do të transmetohet muajt e ardhshëm, por sa keq që fansat amerikanë të Mendes nuk do të mund ta shohin kurrë në ekranet e tyre: në këtë vend është kritikuar dhe gjykuar si një video jo e përshtatshme. “Sa keq për ata”, ka komentuar me ironi një agjenci lajmesh franceze. Gjuetia për spotin “e nxehtë” ka filluar tashmë...

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›