Jeremiç: “Po pengojmë procesin e zgjerimit të njohjes së Kosovës”
Serbia jo vetëm që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por ajo po pengon nëpërmjet një ofensive diplomatike po pengon njohjen e shtetit te ri. Autoritetet kosovarë duke marrë pjesë në konferenca e samite ndërkombëtare, kanë imponuar Kosovën si temë diskutimi. Këtë fakt e pohoi ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç në një intrevistë për gazetën “Blic”. Serbia po përpiqet të fitojë mbështetjen e sa më shumë vendeve në botë, në mënyrë që, në shtator, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të gjejë mbështetjen për iniciativën e saj që nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës të kërkojë mendimin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Praktikisht jemi prezent kudo në botë, në mënyrë që të mund të bisedojmë me sa më shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme”,- ka thënë Jeremiç. Sipas tij, diplomacia serbe ka insistuar që të jetë prezent kudo që ka pasur ndonjë takim me karakter ndërkombëtar, për ta imponuar Kosovën si temë diskutimi. “Krahas pranisë tonë në OKB, OSBE, dhe në organizatat të tjera europiane, kemi marrë pjesë edhe në takimet ku nuk bën pjesë Serbia, si në Amerikën Jugore, Samitin e Unionit Afrikan, Konferencën Islamike, Vendet e Painkuadruara, Ligën Arabe. Kemi pasur takime bilaterale përgjatë tërë rruzullit, dhe kemi arritur që Kosovën të mbajmë si çështje kontroverse dhe atë në nivel shumë të lartë. Mendoj se në këtë mënyrë kemi penguar idenë e atyre që e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe kemi arritur të pengojmë zgjerimin e njohjes të Kosovës”,- ka thënë Jeremiç.
Mal i Zi, lirohen dënohen 16 të akuzuarit për terrorizëm
Gjykata e Lartë e Podgoricës dënoi me mbi 50 vjet burg grupin prej 16 personash të komunitetit shqiptar, të akuzuar për terrorizëm dhe krim të organizuar. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ivica Stankoviç i shpalli fajtorë të pandehurit për cënimin e rendit kushtetues të Malit të Zi me akte terroriste. Shumica e të pandehureve u dënuan me 3 deri 6 vjet burg, kurse 5 prej tyre me gjashtë muaj, me akuzën për armëmbajtje pa leje. Trupi gjykues hoqi masat e paraburgimit dhe të gjithë u liruan deri në hyrjen në fuqi të vendimit përveç të pandehurit shqiptaro-amerikan Dodë Lucaj i cili vazhdon të mbahet në arrest për shkaqe sigurie. Grupi i personave në fjalë, mes tyre edhe tre shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare, u arrestuan më 9 shtator 2006, një ditë para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Mal të Zi. Ata u akuzuan për bashkëpunim me struktura të UÇK-së për nxitje të luftës në Malësi dhe në Mal të Zi. Të gjithë të arrestuarit e mohuan akuzën ndërsa procesin gjyqesor e cilësuan si të montuar dhe politikisht të motivuar.
“Izvestija”: Gjykimi i Karaxhiqit fillon pranverën e ardhshme
Gjykimi i ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, praktikisht do të fillojë gjatë pranverës së ardhshme, shkruan gazeta “Izvestija” në Moskë. Sipas kësaj gazete, zgjatja e afatit të procesit gjyqësor do të vijë për shkak të materialit të shumtë që pritet të shqyrtohet nga anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. “Izvestija” konstaton se procesi kundër Karaxhiqit do të zgjatet me muaj të tërë, e ndoshta edhe me vite të tëra. Ish kriminieli i luftës Karaxhiç disa ditë më parë u njoh me 11 akuzat që rëndonin mbi të ndër të cilat, krime kundër njerëzimit dhe genocid. Në këtë seancë ai u shpreh se viet më parë kishte arritur një marrëveshje me diplomatin amerikan Riçard Hollbruk, sipas së cilës Karaxhiç do t’i shpëtonte burgut vetëm nëse largohej nga jeta pubike dhe politike.
6 Gusht 2008