E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Carlo: SHBA e BE s

Zonja Rosmary Di Carlo, e cila edhe dje mori zotimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për zbatimin e planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikqyrur, përsëriti qëndrimin amerikan se zbatimi i këtij plani është rruga më e mirë përpara dhe statusi duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara punojnë ngushtë me partnerët evropianë jo vetëm për statusin e Kosovës por për tërë rajonin. “Ne të gjithë kemi synime të njëjta për rajonin që janë integrimet atlantike”, tha zonja Di Carlo.Sipas saj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë dallime përsa i përket çështjes së Kosovës, statusi i së cilës duhet të zgjidhet në bazë të planit të zotit Ahtisaari. Ndërsa kryeministri Thaçi u shpreh: “më e rëndësishmja është se tani po diskutohet vetëm për datën e pavarësisë. Ne shumë shpejtë do ta publikojmë datën e shpalljes se pavarësimit, sepse do ti kryejmë edhe obligimet tona procedurale. Prishtina shumë shpejt do ta shpallë pavarësinë dhe do të kremtoj festën e madhe”. Si kryeministri Thaçi edhe zoti Topi thanë se të dyja vendet janë përcaktuar të jenë aleatë të vendosur të perëndimit dhe pjesë e familjes evropiane, ndërsa theksuan se bashkëpunimi ndërmjet Tiranës e Prishtinës është krejt i natyrshëm dhe askush nuk duhet t'i frikësohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›