E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyen patrullën e policisë, prangoset

TIRANË- Kundërshton patrullën e policisë, arrestohet i riu. Shkëlqim Koka, 23-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz është arrestuar dy ditë më parë nga efektivat e komisariatit të policisë nr.5, sepse ka kundërshtuar dhe kërcënuar katër punonjës policie. Burime nga policia thanë se 23-vjeçari po qarkullonte me automjetin e tij, kur policia ka urdhëruar ndalimin e tij me qëllim verifikimin e dokumenteve. Por pasi është ndaluar, Koka ka filluar të fyejë policët, të cilët menjëherë urdhëruan shoqërimin e tij drejt ambienteve të komisariatit. Po ko gjë duke se është kundërshtuar nga i riu, i cili ka bërë rezistencë ndaj shoqërimit. Më pas ai i ka kanosur dhe katër efektivat blu të cilët kryen kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit. Ndaj Shkëlqim Kokës u mor masa e arrestit pasi akuzohet për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë rendit publik”, “kanosjes për shkak të detyrës” dhe të “fyerjes për shkak të detyrës”. Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale të arrestuarit iu sekuestrua automjeti tip “Benz”. Mësohet se Koka ka qenë edhe me parë i proceduar nga policia për veprën penale të ”trafikimit të mjeteve motorike”. K.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›