Një e vdekur e 2 të plagosur në aksident
TIRANË- Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi rezulton se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ngjarja për të cilën akuzohet 26-vjeçarja Mariola Bullgari ndodhi dy ditë më parë në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, kur ajo po drejtonte automjetin tip ”Nisan”, me targa Tr.5660 D, dhe ka humbur kontrollin. Kështu mjeti ka dalë jashtë rruge, ku për pasojë është aksidentuar me vdekje GentianaBullgari, e cila ishte pasagjere në këtë mjet. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur babai i drejtueses së mjetit, Vasillaq Bullgari, 59-vjeç si dhe Xhilberta Bërdufi, 12-vjeçe, vajza e viktimës, të cilët pas mjekimit në spitalin e Lushnjes, u larguan në banesë, pa probleme shëndetësore. Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Burime nga policia thanë se 26-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit. Ndaj saj u mor masa e arrestit pasi akuzohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. K.K