E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i shqiptarëve, arrestohen 9 vetë në Kroaci

Policitë kroate dhe sllovene arritën që përmes aksionit të përbashkët, të emërtuar ‘Turisti’, të arrestojnë 14 pjesëtarë të zinxhirit ndërkombëtar të trafikimit të qenieve njerëzore. Grupi boshnjako-kroat kishte transferuar ilegalisht 160 njerëz nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Turqia, Srilanka dhe Kosova, drejt Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë. Ky duket se është një rrjet i ngjashëm i trafikut të klandestinëve shqiptarë, por me trafikantë të huaj, të cilët mesa duket përcillnin dorë më dorë shtetasit shqiptarë. Natën mes 22 dhe 23 janarit, njëherazi me operacionin në Shqipëri, u arrestuan në Kroaci nëntë persona, prej të cilëve pesë me shtetësi të kroate dhe katër të Bosnje e Hercegovinës. Në krye të grupit të organizuar ishin një mashkull 43-vjeçar dhe një femër 28-vjeçare, nga Velika Kladusa, që të dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi udhëheqësi i njësitit për krim të organizuar, Branimir Liker. Shtetasit e dyshuar kroatë, sipas pohimeve të policisë, nuk ishin në majë të hierarkisë së grupit organizuar, por ishin në cilësi të shoferëve, udhërrëfyesve ose ofronin vendfshehje për personat e trafikuar. Grupi punonte sipas marrëveshjes dhe sistemit të arritur paraprakisht, kështu që pjesëtarët e tij fillimisht i grumbullonin të interesuarit në Kosovë, i ndanin pastaj në dy grupe prej dhjetë vetash, pas së cilës gjë përmes rrugëve malore i shpinin nëpërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë, deri në Slloveni. F.V

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›