Di Kaprio dhe Uinslet sërish në dashuri
Pas “Titanic” vjen “Revolutionary Road”
Çifti i “Titanic”, që bëri të ëndërronin miliona fansa, është rikthyer sërish në ekranin e madh. Që nga viti 1997, Keit Uinslet dhe Leonadro Di Kaprio nuk kanë punuar më bashkë. Ai që i bashkoi ishte regjisori i filmit ”Revolutionary Road”, i cili do të dalë në Shtetet e Bashkuara më 26 dhjetor. Ata do të interpretojnë një çift rreth të pesëdhjetave, Frank dhe Epril Uiler, martesa e të cilëve po shkatërrohet ngadalë. “Duket se historitë e dashurisë mes meje dhe Leos nuk do të kenë kurrë një fund të lumtur”, - ka thënë me shaka Keit Uinslet në një intervistë për të përjavshmen “Entertainment Tonight”, për të cilën ka shpjeguar formulën e një miqësie të gjatë. “Leonardo është personi më interesant që kam njohur. Askush nuk më bën për të qeshur si ai dhe më e çuditshmja është se vetëm unë mendoj kështu. Një ditë, një nga asistentregjisorët, që kishte punuar me të në disa filma të Skorcezes, më tha: “Ti arrin të nxjerrësh nga Leo një anë të karakterit që nuk e kisha vënë re më parë. Bashkë bëjmë çmendurira nga më të ndryshmet dhe arrijmë të gjejmë momente për të thënë batuta me të cilat askush nuk qesh. Ndihem mjaft mirë që arritëm të bashkohemi sërish”. Uinslet kujton akoma me frikë suksesin që pati ”Titanic”: “Para se të luaja atë rol, isha një aktore e re me shpresa të mëdha dhe pak e njohur. Me “Titanic” pati një tërmet në jetën time për të cilin nuk isha e përgatitur. Pata frikë të humbisja sensin e vetes, të kujtoja kush isha në të vërtetë. Gjithmonë kam zgjedhur atë që më thoshte zemra”. “Revolutionary Road” është prodhim i Unislet me këmbë në tokë e cila tërhoqi edhe Di Kaprion në këtë aventurë të bukur.
Majkëll Felps “çmendet” nga kinezja 26-vjeçare
Arriti të fitonte 8 medalje ari në Kinë dhe ky vend u kthye në obsesion. Pasi u shpall “Sportisti i vitit” nga “Sport Illustrated”, Majkëll Felps ka menduar t’i kushtojë më shumë kohë dashurisë dhe mesa duket ia ka arritur më së miri duke goditur në shenjë. E dashura e tij e re është kinezja 26-vjeçare Karolin Pal. Majkëll është takuar me Karolin gjatë olimpiadës, duke e çmendur atë me fizikun. Sipas revistës “People”, mes të dyve pati dashuri me shikim të parë. Flitet se Felps nuk i ka aspak problem fotot nudo të së dashurës, madje ai e ka prezantuar atë në një festë familjare. Mesa duket, për gjigantin e pishinave koha kur shprehej “nuk ka më mirë sesa të fitosh kaq shumë medalje” duket se ka mbaruar, pasi Karolin Pal po i tregon se në jetë ndodhin edhe gjëra më të bukura.
4 Dhjetor 2008