Feith: “EULEX-i të vendoset në të gjithë Kosovën”
“Vendosja e misionit të BE-së shënon fundin e epokës së OKB-së”. NATO kërkoi që EULEX-i të shtrihet edhe në veriun e Kosovës
Blerina Olldashi
Ndërsa ka konfirmuar datën 9 dhjetor si datën përfundimtare të shtrirjes së EULEX-it, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, ka sqaruar se vonesat e deritanishme kanë ndodhur për shkak të konsultimeve që duhet të bëhen me Brukselin. Në një debat të organizuar në Prishtinë nga Klubi për Politikë të Jashtme, Feith tha se fillimi i misionit të EULEX-it fillon shënimin e fundit të epokës së OKB-së në Kosovë. “Nuk ka asgjë tragjike. Kjo duhet të shihet si një tranzicion i zakonshëm”. Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare u bëri thirrje kosovarëve që të mos merren aq shumë me planin gjashtëpikësh të OKB-së, pasi “ai është një proces që është menduar të lehtësojë zbarkimin e EULEX-it”. Më tej ai shpjegoi zvarritjen për vendosjen e këtij misioni në realitetin “e çimentuar” që ekziston prej nëntë vjetësh në veri të vendit, mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga fqinji më i rëndësishëm i Kosovës, që është Serbia, si dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete të Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de hop Shefer, ka kërkuar që misioni europian të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës. Deklarata e tij u bë gjatë samitit dyditor të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel. Shefer u takua me shefin e Sigurisë dhe Politikës së Jashtme të BE-së Havier Solana. Ndërsa zëdhënësja e Solanës konfirmoi se dislokimi i EULEX-it do të bëhet të martën më 9 dhjetor. Sipas Solanës, dislokimi do të bëhet në të gjithë territorin kosovar, përfshi dhe pjesët problematike përtej lumit Ibër, në Mitrovicën veriore, ku jeton shumica serbe. Shefer tha me këtë rast se pavarësisht protestave të fundit dhe tensioneve politike, situata e sigurisë atje mbetet e qëndrueshme dhe e qetë. Aktualisht në Kosovë kanë mbërritur 1073 ekspertë ndërkombëtarë, të cilëve do t’u shtohen edhe 1600 të tjerë ditën e martë. Misioni do të përfshijë ekspertë nga vende të ndryshme të botës, përfshi vendet e BE-së, SHBA-të dhe Turqinë. Dy ditë më parë mijëra veta protestuan kundër vendosjes së misionit të Kosovë dhe Planit gjashtëpikësh të propozuar nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Arrihet marrëveshja për arsimtarët në Shkup, ndërpritet greva
Arsimtarët në Maqedoni kanë ndërprerë grevën pas arritjes së marrëveshjes mes drejtuesve të Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Kulturës. Kryetari i Sindikatës të Arsimtarëve, Dojçin Cvetanovski, bëri të ditur se kërkesat e arsimtarëve më në fund u pranuan. Në këtë mënyrë dispozitat nga marrëveshjet kolektive do të vazhdojnë menjëherë, përpos pjesës së pagave, të cilat do të hyjnë në zbatim nga 1 janari i vitit 2010. Në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe kërkesat për rritjen e shtesave për ushqim dhe transport, të cilat do të fillojnë nga qershori i vitit 2009. Gjithashtu është arritur marrëveshje që deri në fund të muajit mars të përfundojë transformimi i marrëdhënies së punës për personat që janë të punësuar në një kohë të caktuar. Palët që nënshkruan marrëveshjen njoftuan se për të gjitha orët e humbura gjatë kohës së grevës do të bisedohet gjatë ditëve të ardhshme për të gjetur mundësinë e plotësimit të tyre.
Maqedoni, Prokuroria “mbyll dosjen” e ish-presidentit Gligorov
Prokuroria në Maqedoni ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet se në atentatin ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov para 13 vitesh ishin përfshirë pjesëtarë të shërbimeve sekrete. Këto pretendime u bënë publike para disa javësh nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lubomir Frçkovski, në një artikull gazete.
Rezultatet e hetimit u bënë të ditura nga prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë, Luço Shvrgovski. Ai tha se ishin mbledhur fakte, të cilat i hidhnin poshtë deklaratat që u bënë publike nga ish-ministri Frçkovski, që është dhe një opinionist me zë në vend. Sipas Prokurorisë, nuk kishte asgjë që të sugjeronte se shërbimet sekrete ishin të përfshira në atentat. Vetë Frçkovski nuk ka dhënë shumë detaje pas deklaratave të Prokurorisë. Artikulli i tij ngjalli reagime të mëdha në opinionin vendas jo vetëm për faktin se akuzat për përfshirje të shërbimeve u bënë në gazetë, por edhe për faktin se dëshmitari që i bënte këto akuza nuk kishte shkuar vetë në prokurori, por të dhënat ia kishte dorëzuar pikërisht Frçkovskit.
4 Dhjetor 2008