Viktoria: “Britanikёt, të fiksuar pas tё famshmëve”
Ish-anёtarja e grupit tё vajzave Spice Girls, Viktoria Bekam, thotë se njerëzit nё Britani janë mё tё fiksuar pas tё famshmёve krahasuar me ata nё Amerikё. “Nё Los Anxhelos ne mund tё jemi mё tё lirё. Mendoj se fiksimi rreth tё famshmëve ёshtё mё aktual nё Britani se nё Amerikё. Jam vërtet e lumtur. Zgjohem çdo mëngjes dhe mendoj se jam e bekuar”, - ka thënё Viktoria. “Nuk i lexoj gjёrat qё shkruhen pёr ne. Nuk jam e interesuar për thashethemet. Ne e drejtojmë jetёn tonё nё mёnyrё shumё mё tё thjeshtё se sa mendojnë njerëzit”,- ka shtuar bashkëshortja e yllit tё futbollit, Dejvid Bekam.
Revoltohet Patrik Sueiz: “Nuk jam afёr vdekjes”
Aktori Patrik Sueiz ka hedhur poshtё spekulimet e fundit se ai ёshtё afёr vdekjes. Ylli i filmit ”Dirty Dancing” ёshtё diagnostikuar me njё formё agresive tё kancerit pankreatik. Por, 56-vjeçari thotë se ai po i përgjigjet mirё trajtimit dhe ёshtё nё shërim e sipёr, pavarësisht raporteve tё fundit qё thonin se ai ёshtё nё prag tё vdekjes. “Kanceri pankreatik ёshtё njё sёmundje agresive dhe qё nga momenti qё u diagnostikova e dija se isha nё luftё me jetёn time”, - ka thёnё Sueiz pёr revistën “People”. “Ështё njё betejё dhe, pёr mё shumё, jam duke fituar. Jam njёri prej disa personave me fat, tё cilёt përgjigjen mirё ndaj trajtimit”, - ka shtuar Sueiz.
Motrat Knolis, bashkë në Nju Jork
Bejonse dhe motra e saj, Solang Knolis, kanë performuar së bashku dje në ceremoninë e përvitshme të qytetit të Nju Jorkut.
Motrat u bashkuan për të bërë një paraqitje gjatë aktiviteteve festive në Rockefeller Center. Në ceremoninë e përvitshme po ashtu u paraqitën edhe Milei Sirus, “The Jonas Brothers”, Herri Konig Jr. dhe Feith Hill.
4 Dhjetor 2008