E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Di Laura" në Napoli klani me vrasës shqiptarë

29/04/2005  Vrasës shqiptar, në krah të kapos së klanit Di Lauro. Killer ustallarë janë thërritur për ndihmë nga Pietro di lauro, kreu i bandës brënda të cilit kishte shpërthyer "lufta civile" muaj mw parw. Në ditët e tij më të vështira duket se Di Lauro është kujtuar për miqtë e tij nga bregu tjetër duke bërë të mundur udhëtimin e tyre në drejtim të Italisë për tiu bashkëngjitur grupit të besnikëve të klanit të Kamorës "Di Lauro". Sipas gazetave dhe agjencive të ndryshme të lajmeve, tashmë shqiptarët që qërojnë hesapet janë të pranishëm në "luftën" që deri më tani ka shënuar 18 viktima. Përgjatë gjithë Lindjes që ga Shqipëria dhe deri në Rumani, kamorristët e klanit kishin njërëzit e tyre me të cilin kryenin trafikun e drogave të ndryshme. Klani Di Lauro zotëron gjithë trafikun dhe shpërndarjen e narkotikëve në pjesën jugorë të Italisë duke patur një fitim rreth 500 mijë euro në ditë. Sipas mediave italiane shkak për rebelizmin brënda grupit ka qenë pikërisht fakti që Di Laurot, atë e bir e "kanë shtrënguar dorën" për të shpërblyer vartësit e tyre dhe iu kanë vënë rroga minimale "punëtorëve".

Përshtati:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›