Të penduarit e “Sakra Korona Unitës”,zbulojnë organizatën mafioze MAROBITO

29/04/2005 Arrestohet vlonjatja Lindita Murati, në kërkim i shoqi Gëzim Hoxha e Ermal Mehmeti
Të penduarit e “Sakra Korona Unitës“, me dëshmitë e tyre kanë prerë fletëarrestet për 17 anëtarë të organizatës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve me emrin “MAROBITO“, ku tre nga të cilët kanë qenë shqiptarë. Të penduarit e kësaj organizate mafioze italiane, kanë treguar lidhjet e shqiptarëve me trafikantët siçilianë e kalabrezë. Madje, ata kanë sqaruar me imtësi, se si shqiptarët shkëmbenin drogë me siçilianët. Këta të fundit merrnin nga shqiptarët marijuanën që nisej nga brigjet e Vlorës dhe jepnin kokainën që tregtohej në zonën e Leçes. Kanë qenë rreth 200 karabinierë të pajisur dhe me helikopter e mjete antidrogë, që kanë kryer operacionin për ekzekutimin e 17 fletëarresteve. Por dy nga tre shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë prangave. Droga dyshohej se vinte nga Turqia dhe kalonte nëpër Shqipëri drejt brigjeve të Italisë.
Operacioni
Policia e Leçes ka ekzekutuar dje fletëarrestet të urdhëruar nga prokuroria, duke goditur organizatën e trafikmit dhe tregtimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me emrin MAROBITO. Sipas mediave italiane, ndër këta të arrestuar kanë qenë edhe tre shqiptarë nga qyteti i Vlorës. Tre shqiptarët, anëtarë të organizatës mafioze të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve janë; Lindita Murati 34 vjeçe nga Vlora me rezidencë në Leçe. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, Gëzim Hoxha, 44 vjeç dhe Ermal Mehmeti 29 vjeç, që të dy nga Vlora. Në mediat italiane thuhej se afro 200 karabinierë të pajisur me helikopterë e mjete antidroge, kanë kryer operacionin për kapjen e organizatës së trafikantëve me qendrat e tyre në Leçe, Kalabri dhe Siçili. Prokuroria italiane e akuzon organizatën mafioze “MAROBITO” për trafik droge, konkretisht kokainë e marijuanë. Në përbërje të saj, sipas mediave italiane, kishte siçilianë, kalabrezë dhe shqiptarë. Kjo shoqatë mafioze është e njohur edhe për lidhjet e saj me “Sakra Korona Unitën”, pohohej në mediat italiane.
Të penduarit
Duket se ish-anëtarët e një organizate të njohur mafioze, “Sakra Korona Unitës”, kanë zbuluar bandën e mirorganizuar të trafikut ndërkombëtar të drogës me emrin “MAROBITO”. Në mediat italiane thuhej se kanë qenë pikërisht të penduarit e “Sakra Korona Unitës”, ata që kanë treguar para drejtësisë italiane lidhjet e shqiptarëve me klanin MAROBITO. Sipas dëshmive të të penduarve të mafias, shqiptarët bashkëpunonin ngushtë me siçilianët dhe kalabrezët në trafikimin, tregtimin dhe këmbimin e drogave. Siçilianët merrnin marijuanën nga Shqipëria dhe jepnin kokainën, e cila shitej kryesisht në zonën e Leçes, theksonin mediat italiane. Gjithashtu thuhej se vazhdon aksioni i karabinerisë italiane për zbulimin e lidhjeve të tjera të organizatës “MAROBITO”.
"Rudaj" familja mafioze shqiptare e goditur në Ameirkë
Ndërsa në Itali, mafiozë shqiptarë janë rreshtuar në krahët e bosit të klanit di Lauro, në Amerikë lufta mes shqiptarve të përfshirë në trafiqe të ndryshme të paligjshme dhe italianëve "zotërve" të vjetër të këtyre trasfiqeve ka përfunduar në favor të mafiozëve të rinj shqiptar. Sipas një raporti të FBI-së amerikane shqiptarët kanë arritur që të sfidojnë "Cosa Nostren" dhe të kalojnë në xhepat e tyre fitimet miliona dollarëshe të nxjerra nga trafiku apo shfrytëzimi i prostitucionit. Fakti që këtë dyshim të deri para pak kohësh e ktheu në bindje ishte goditja që iu bë në muajin tetor bandës "Rudaj" e cila kontrollonte zona të cilat prej 10 vjetësh kishin qenë nën "zotërimet" e mafiozëve italian.