Trupa të tjera në Kosovë nga Lituania, Ukraina e Polonia
29/04/2005 Lituania, Polonia dhe Ukraina do te krijojne nje batalion te perbashket qe do te marre pjese vitin e ardhshem ne misionin e ruajtjes se paqes ne Kosove, deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes, Gediminas Kirkilas. "Kemi rene dakort me koleget polake qe nje njesi e tille te krijohet brenda ketij viti" deklaroi ministri pas nje takimi me shefin e Shtabit te Pergjithshem te ushtrise polake, Czeslav Piatas. Sipas tij, edhe Ukraina ka miratuar krijimin e kesaj njesie. "Se shpejti do te shkoj per nje vizite ne Kiev dhe shpresoj te firmos aty marreveshjen" u shpreh Kirkilas. Sipas ministrit, Lituania do te dergoje rreth 140 ushtare, ndersa Polonia dhe Ukraina rreth 200-300 ushtare