E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Maria premton formë të mirë

Anësori fantastik i Real Madridit, Angel Di Maria ka premtuar formë edhe më të mirë në të ardhmen për klubin e tij Real Madrid.

Di Maria shfaqi formë të lartë ndaj Villarrealit me një gol dhe dy asistime, ndërsa kjo nuk mbeti pa u komentuar nga vetë lojtari.

“Unë jam i kënaqur me fitoren ashtu si edhe me golin tim, sepse unë nuk kam shënuar që një kohë të gjatë. Unë kam pasur rastin për të shënuar sonte dhe ishte gjë e bukur për mua”.

“Unë jam shumë i lumtur sepse gjërat shkuan mirë për mua. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë kështu”, tha Di Maria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›