Shefi i Chelseat: Ta lodhim Arsenalin

Kryesuesi i Bordit të Chelseat, Bruce Buck i ka bërë thirrje ekipit të tij që nesër ta lodh Arsenalin duke e mundur, pas dështimit të planit për stadiumin e ri.
Pronari rus i Bluve, Roman Abramovich është i inatosur që tifozët bllokuan planet për ndërtimin e një staduimi të ri në një vend tjetër në Londër.
“Roman është i dëshpëruar, por nuk e shoh këtë si "ne" kundër "juve", apo "ne" kundër "atyre". Ne të gjithë jemi tifozë të Chelseat, dhe vetëm mund të shpresoj që të shtunën ne të gjithë së bashku do të bëjmë tifo, do ta përkrahim klubin dhe do ta lodhim Arsenalin”, ka thënë Buck pas takimit me tifozët që rezultoi i pasuksesshëm.
Dueli i madh londinez zhvillohet nesër prej orës 13:45 minuta në Stamford Bridge.