E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo do të shkarkohet

Roberto di Matteo pret të shkarkohet nga posti i menaxherit të Chelseas edhe nëse fiton Ligën e Kampionëve.

Trajneri i përkohshëm i gjigantit londinez frikësohet se pronari i klubit, Roman Abramovich, do ta largojë nga detyra në fund të këtij sezoni në kërkim të një strategu më me përvojë.

“Roberto synon të fitojë kundër Bayernit, edhe pse pret të largohet pa marrë parasysh se çka ndodh në Munich. Kryesia nuk ka treguar gatishmëri ta mbajë atë për sezonin e ardhshëm”, tha një burim i klubit për tabloidin The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›