E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti: Më të rrezikuar ata që marrin gjithmonë ashensorin

• Mjafton të përdorësh ashensorin për të shtuar rrezikun për të shfaqur diabetin e sheqerit.Të paktën kështu pretendojnë një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Misurit në një studim të publikuar në revistën “Journal of the American Medical Association” (Jama). Shkencëtarët kanë marrë nën shqyrtim disa persona, të cilëve u ishte kërkuar të ulnin në mënyrë drastike aktivitetin e tyre fizik, për të parë efektin që kishte jeta sedentare në sëmundje kronike si diabeti. Në fakt janë kryer dy studime njëkohësisht: Në të parën, personave që ecnin mesatarisht 6 mijë hapa në ditë, të bënin vetëm 1400 hapa për tre javë rresht, duke shmangur në mënyrë absolute shkallët dhe makinën sa herë që do e kishin të mundur një gjë të tillë; ndërsa në studimin e dytë u është kërkuar që nga 10 mijë hapa në ditë, të bënin vetëm 1400, por vetëm për 2 javë. Në përfundim të studimit, pjesëmarrësve u është kërkuar të plotësonin një test tolerance glukozi dhe një të yndyrnave, për të parë aftësinë e organizmit për të hequr nga gjaku këto dy substanca. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se mjaftonin dy javë “joaktive” për të treguar rritjen e nivelit të sheqerit dhe yndyrnave në gjak, një kusht ky që çon shpesh në zhvillimin e diabetit të sheqerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. “Në përgjithësi ne mendojmë, se është mjaft e shëndetshme të kryesh aktivitet fizik, por ky studim ka treguar se dy javë “joaktive” janë mjaft të rrezikshme”,- ka nënvizuar Bente Klarlund Pedersen, bashkautor i studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›