E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari rrëfen si i ra të fikët

• Çështja e pushimit të zemrës së lojtarit 19-vjeçar shqiptar Klodian Semina gjatë ndeshjes së të shtunës në Bullgari, Levski-Belasica (4-0) duket se është thjesht spekulim i një gazete bullgare. Semina pati probleme shëndetësore të shtunën në ndeshjen Belasica-Liteks, por tani është shumë mirë. Lojtari ka bërë të ditur se nuk ka pasur probleme me zemrën, por gjithçka ndodhi për shkak të një përplasje shumë të ashpër me një kundërshtar, i cili e kishte gjuajtur Seminën me të dy gjunjët në bark, prandaj ai kishte humbur ndjenjat. Semina ka thënë se ngjarjen e transformuan mediat bullgare, pasi ai në të vërtetë nuk ka pasur probleme me zemrën. Aktualisht mbrojtësi 19-vjeçar ka dalë nga spitali dhe nesër do të vazhdojë stërvitjen me skuadrën. Semina kishte fituar menjëherë një vend titullari në ekipin e Kategorisë së Parë me Belasicën, ndërsa shqiptari tjetër, Enco Malindi zyrtarisht u regjistrua me Slavia Sofje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›