E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të plagosurit në Greqi: Po na disriminojnë dhe mjekët

• Rikthehet në atdhe me akuza të rënda për asistencën mjekësore që i është ofruar në Greqi ku ishte dërguar për t'u trajtuar.I braktisur, në rrezik për të humbur njërën këmbë të cilën shpërthimi në Gërdec ia ka dëmtuar rëndë. E veç kësaj pre e diskriminimit që në shtetin fqinj grek, nuk venitet as tek bluzat e bardha. I lodhur me këtë mënyrë të trajtuari inspektori i Policisë Dritan Memoçi me dëshirën e tij ka lënë dje në mbrëmje rreth orës 21, spitalin Papagjeorgjiu në Selanik, për t'u rikthyer në vend. Ai ka akuzuar rëndë personelin mjekësor të spitalit në intervistën e dhënë me telefon për "News 24". Sakaq dy ditë më parë në intervistën për gazetën "Panorama" ka dhënë detajet për shpërthimin në Gërdec. Memoçi rrëfen se mjekët grekë  nuk janë marrë fare me të. "Edhe po t'i bie sinjalit të emergjencës nuk lëviznin nga vendi, kanë ardhur në dhomën time vetëm kur u ka rënë rruga këtej", pohon Memoçi, duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore vetëm po përkeqësohet nga dita në ditë. Ndonëse po hetonte për një grabitje në zonë, efektivi blu ka ndihmuar më shumë se 140 persona të plagosur, pas shpërthimit të municioneve. Zoti Memoçi, ju keni pohuar se ne momentin kur ndodhi shpërthimi në Gërdec keni ndihmuar bashkë me disa kolegët tuaj rreth 140 banorë të dilnin nga rrënojat, po gjendja juaj shëndetësore si është aktualisht?Nuk ndihem aspak mirë. Kam 4 ditë që jam përkeqësuar ndjeshëm. Mjekët këto ditët e fundit nuk janë marrë fare me mua. Më është gangrenizuar njëra këmbë gjendja e së cilës është kthyer si ne ditën e parë që kam ardhur në këtë spital. Nëse vazhdoj kështu rrezikoj ta humb krejtësisht këmbën, sepse kam marrë dëmtime shumë të rënda, e s'më kanë ardhur fare të më vizitojnë. Konsulli erdhi një dite dhe iku. Kam marrë kontakte vetëm me oficerin e kontaktit të ambasadës sonë në Athinë Andi Likaj, i cili ka ardhur posaçërisht nga Athina sot pasdite për të më vizituar e ndihmuar, ndërsa konsulli të cilin e kam vetëm 30 minuta larg nuk ka ardhur. Kjo edhe pse e kam njoftuar në orën 12 të natës, sepse gjendja ime ka qenë shumë e keqe dhe vazhdon të jetë shumë e  keqe.Ju thoni se ju ka munguar asistenca mjekësore ku e bazoni këtë akuzë? Unë jam plagosur në krye të detyrës dhe i takon shtetit të më ndihmojë, gjatë qëndrimit tim këtu unë kam paguar njerëz nga Shqipëria që të më bëjnë shërbim, sepse gjatë këtyre 10 ditëve nuk kam mundur të lëviz. Këta mjekët këtu më kanë lënë 3 dite pa ngrënë se më thanë se do më operonin sërish, por asnjë nuk u mor  me këtë punë. Këtu të ishte për mua nuk do të qëndroja për asnjë sekondë. Këta janë ekstremistë, i kam rënë sinjalit të emergjencës dhe nuk kanë lëvizur nga vendi. Mjeku ka ardhur këtu vetëm kur i ka rënë rruga. Ky nuk është trajtim mjekësor. Këta nuk janë mjekë.Pra ju nuk doni të qëndroni për t'u trajtuar më në Selanik?Jo asnjë minutë më shumë. Besoj do nisem që sot drejt Shqipërisë. Të paktën atje jam në vendin tim dhe kam njerëz që më rrinë 24 orë mbi kokë. Këtu kam ardhur për t'u kuruar dhe jo për t'u lënë në një dhomë spitali. Do kthehem patjetër se nuk duroj dot më. Po bëhet gati gjithçka për t'u nisur pas pak me autoambulancë. As mjekët këtu nuk i shpëtojnë dot diskriminimit me ne. U është futur thellë në gjak. Erdhëm për mirë po na doli për keq më duket. Keni qenë vetëm 500 metra larg shpërthimit siç keni deklaruar vetë në momentin që u plagosët? Nuk di ta them saktësisht se ndërkohë po ndihmonim banorët për t'i larguar nga dhoma. Por më vonë ka pasur një tjetër shpërthim, pashë flakë dhe më pas diçka më ka goditur në shpinë e më pas në këmbë. S'mbaj mend se ç’ndodhi më pas, erdha në vete më vonë dhe nuk ngrihesha dot. Di që më ka transportuar drejt Spitalit Ushtarak një banor i zonës.te dhenaTë rrezikuar nga plagët    Jashtë vendit    Azem Amelli              Zylfi Ahmeti              Adelina Çami              Versile Gjata     Erison Durda    Dylbere Preni          Resmie Kranja    Në QSU    Alketa Azisi              Rabie Gerdalli            Riza Koçaj    Azem Amelli             Adelina Çami                Jashtë rrezikut në QSU   Qemal Mema                Adriatik Babaxhiu         Nikolin Azizaj            Taulant Azizaj           Luiza Zeneli              Erisa Durda             Sadik Sulaj               Hurme Plloçi              Resmie Kranja            Roxhers Durda             Elton Hasa                Shaban Braushi            Xhuliano DurdaMinarolli: Operimi i Memoçitu shty që të merrte vetenAmbasadori i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli, ka deklaruar dje se operimi i policit Dritan Memoçi është shtyrë nga mjekët grekë me kërkesë të këtyre të fundit. Në një prononcim për gazetën "Panorama", kreu i ambasadës sonë në Athinë tha se, "mjeket grekë thanë se në rastin e policit Memoçi ishte e nevojshme që ai të rrinte pak më shumë për të marrë veten, pra për një rikuperim psikologjik dhe më pas do të vinte operimi, i cili do të kryhet sot në darkë (mbrëmë) ose nesër paradite (sot)", theksoi Minarolli. Lidhur me gjendjen e pacientëve që janë shtruar në spitalet greke, pas shpërthimit tragjik të 15 marsit në Gërdec, Minarolli bëri të ditur për gazetën se 5 pacientë janë të shtruar në spitalin e Selanikut dhe një në spitalin e Athinës. Sipas tij, të gjashtë pacientët po ndiqen nga afër nga ambasada dhe konsullata përkatëse, teksa shtoi se të gjithë të shtruarit janë jashtë rrezikut për jetën. Minarolli bëri të ditur gjithashtu se edhe për të afërmit e pacientëve janë marrë të gjitha masat për t'u akomoduar. "Konsullata ka vënë në dispozicion të afërmve të të plagosurve që kanë ardhur në Greqi, një shtëpi të një diplomati si dhe një biznesmen shqiptar është treguar mjaft i gatshëm për të akomoduar pjesën tjetër të të afërmve në një hotel, duke u hequr të gjitha shpenzimet", bëri të ditur më tej ambasadori ynë në Athinë, Vili Minarolli.Me autoambulancë drejt Spitalit UshtarakEfektivi i policisë Dritan Memoçi është nisur dje rreth orës 21.00 në drejtim të vendit tonë nga spitali i Selanikut ku po trajtohej. Me një autoambulancë greke ai do të transportohet drejt kufirit ku do të pritet më pas nga autoambulanca e Ministrisë së Brendshme shqiptare. Destinacioni i tij mbetet Spitali Ushtarak ku pritet të ketë mbërritur gjatë orëve të natës, për t'u trajtuar në pavijonin e Ortopedisë. Inspektori nuk ka mundur të durojë më situatën e krijuar në spitalin e Selanikut dhe ka kërkuar me ngulm të rikthehet. Sipas tij diskriminimi dhe mungesa e ndihmës mjekësore ka qenë e madhe. Për 4 pacientët e tjerë që po trajtohen në këtë spital, Ministria e Shëndetësisë pohon se gjendja nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë akoma mbeten në gjendje kritike për jetën 4 pacientë që po trajtohen nga mjekët italianë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjendja e tyre mbetet në rrezik. Mes tyre rëndë paraqitet gjendja e Erison Durdës 6 vjeç. Sa i përket pacientëve në Zvicër, drejtuesit e Ministrisë pohojnë se ata janë në terapi intensive. Ndërkohë në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSU janë 7 pacientë në reanimacion dhe 13 të tjerë në pavijon. Drejtoria bën me dije se gjendja e të sëmurëve në terapi intensive vijon të mbetet e njëjtë, pa rrezik për jetën, por me temperaturë të lartë si pasojë e djegieve. z.ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›