E Diel, 1 Nëntor 2026

Sportistët serbë bëjnë politikë

• “Tenisti serb me prejardhje nga Kosova, Novak Xhokoviç, dyshohet nga mediat e huaja se po bën deklarata me motive politike në favor të Serbisë, shtetit që në asnjë mënyrë nuk po pajtohetme pavarësinë e Kosovës”, shkruan të hënën gazeta amerikane “Los Angeles Times”. Xhokoviç, të dielën, fitoi turneun “Indian Wells”, duke mposhtur në finale amerikanin Mardi Fish 2-1 në sete (6:2, 5:7, 6:3). Gjatë ndeshjes së Xhokoviçit, një grup prej 40 tifozësh të mbledhur në tribunë nuk kanë përkrahur vetëm idhullin e tyre, por edhe shtetin serb, duke brohoritur gjatë tërë kohës “Kosova është Serbi”. Po ashtu organizatorët e këtij turneu janë detyruar të konfiskonin një pankartë, ku shkruante: “Kosova është Serbi”. Kjo ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes tjetër finale në garën e femrave, ku serbja Ana Ivanoviç doli më e mirë se rusja Svetlana Kuznetsova (6:4, 6:3). Xhokoviç është i dyshuari kryesor për këtë gjest.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›