Lojtarët, “chat” e baste “live” në internet
• Bota e internetit sot ka pushtuar të gjithë moshat e reja, sikundër dhe të gjithë futbollistët e ekipit të Elbasanit të cilët qëndrojnë në “Messenger” thuajse deri në orët e vona të natës.Një gjë e tillë e bëjnë sot Skerdi Bejzade, Armand Mehmetaj, por dhe lojtarë të tjerë, sidomos ata të huajt si p.sh., vëllezërit Nuhiji dhe Nikola Karçev. Ky i fundit në fakt që kur i ka ardhur bashkëshortja pranë me djalin e tij nuk është parë më në orët e vona të natës të dalë nëpër bulevard së bashku me dy vëllezërit Nuhiji, të cilët tashmë qëndrojnë që të dy deri në orët e vona të natës përpara internetit. Përsa i përket Mehmetajt, ai qëndron thuajse çdo natë deri në orën 00:01 të mëngjesit duke “chatuar”. Bejzade qëndron deri vonë pasi është i apasionuar pas basteve. Ai qëndron së bashku me Shetën e ndonjë tjetër dhe gjithmonë diskutojnë në internet-kafenë që ndodhet pranë Fakultetit Ekonomik për ndeshjet që luhen “live”.