E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrallë, asnjë donator në tribunë

• Asnjë nga katër donatorët e Tiranës nuk ka qenë në stadiumin e Peqinit për të ndjekur në aksion bardheblutë ndaj Shkumbinit.Kjo është diçka shumë e rrallë, duke qenë se nuk ka ndodhur më parë. Për Refik Halilin nuk do të ishte çudi mungesa në tribunë, duke qenë se ai pak ditë më parë deklaroi largimin e tij nga klubi i Tiranës, duke i lënë takim partnerëve në asamblenë e ardhshme të klubit kryeqytetas. Mirëpo, të dielën në stadium nuk janë dukur fare as Shefikat Ngjela e Agron Papuli, dy donatorët të cilët nuk lënë asnjë ndeshje pa parë, por as edhe Avni Nuri, i cili shihet më rrallë pranë skuadrës në transferta. Kjo duket si një shenjë e qartë e krizës që ka përfshirë kupolën drejtuese të kampionëve. Pasi u ndërruan dy trajnerë, erdhi dorëheqja e shefit të klubit, Shkëlqim Muça, ndërkohë që kulmi u arrit një javë më parë. Pikërisht atëherë kur donatori Refik Halili firmosi bashkë me 6 drejtues klubesh bojkotimin e kampionatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›